Shefin e FMN-së e rrasin në një nga burgjet më të ashpër në SHBA (FOTO)
Në fundjavë po bënte jetë luksi, që nga dita e djeshme ndodhet në burg. E jo në një burg të hajrit, por në një nga më të ashprit në SHBA. Ai gjendet në Rikers Island në Nju Jork. 14 mijë të burgosur gjenden në ishullin që ndodhet me Bronksit dhe Kuins.
Shefi i FMN, Dominik Shtraus Kahn po qëndron në një qeli tre me katër metra, ku gjenden vetëm një tas, sapun, shampo e pastë dhëmbësh. Një në katër persona në burg janë aty për krime të dhunshme, një e katërta trajtohet tek psikiatri, 80 përqind janë në varësi të drogës. Fati i tij është se do qëndrojë në një qeli i vetëm, pasi shumë të tjerë janë në baraka me nga 50 persona brenda. Disa roje do e shoqërojnë kur të dalë nga qelia pasi druhen se mos e sulmojnë.



