Mandati i Fidel Yllit ne gjykimin e Keshillit te Rregullores

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve shqyrtoi kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit deputetit të Partisë Socialiste, Fidel Ylli.
Në nisje të punimeve të të këtij këshilli Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bëri me dije faktin se Këshilli do të bëjë verifikimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetit të PS-së, Fidel Ylli. Ndërkohë që në seancën e ardhshme deputeti i PS-së, Fidel Ylli mund të paraqitet në një seancë dëgjimore. Relatori Edi Paloka, i cili paraqiti kërkesën e PD-së risolli në kujtesë argumentin se Filed Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Sipas PD, deputeti Ylli rezulton të jetë ortaku i vetëm i një radioje në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet, me vendim të KQZ-së, që në gusht të këtij viti dhe siç e përcakton ligji, frekuencat e radiove dhe televizioneve janë pasuri publike.