E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, militanti i PS-së qëllon me çifte, 6 të plagosur

Festimet për fitoren e kandidatit të PS-së në një fshat të Pogradecit për pak sa nuk kanë pëfunduar në një tragjedi.

Një militant i PS-së gjatë festimeve ka qëlluar me çifte në ajër duk plagosur lehtë 6 persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grunjas të komunës Dardhas ku 35-vjeçari Fatmir Perre për të festuar fitoren e kandidatit të PS-së ka marrë çiften dhe ka qëlluar në ajër. Për pasojë janë plagosur K.Çela 19 vjeç, I.Shkullaku 18 vjeç, E.M. 16 vjeç, Xh.Liço 19 vjeç, P.Perre 35 vjeç dhe M.Beleshko 18 vjeç.
 

Menjëherë të 6 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pogradecit ku po marrin ndihmën mjekësore ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›