Shefki Kuqi, gol kundër Hansa RostockPër 32-vjeçarin Kuqi, ky ishte goli i tij i 3-të në pesë ndeshje.

Publikoje ne:
Shekfi Kuqi, kosovari me pasaportë finlandeze shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij, Tus Koblenz, në humbjen 2-1 në transfertë me Hansa Rostock, e vlefshme për javën e pestë të Bundesliga 2. Për 32-vjeçarin Kuqi, ky ishte goli i tij i 3-të në pesë ndeshje. Për Tus Koblenz luajti edhe blerja e re, Shqipran Skeraj, por kosovari u zëvendësua në minutën e 66-të. Ndeshja e tij e tretë në Bundesliga 2.
Të premten, Arminia Bielefeld fitoi në shtëpi 2-0 me Rot Weiss Ahlen. Besart Berisha qëndroi gjatë gjithë takimit në bankinë. Augsburgu i Edmond Kapllanit barazoi 1-1 në transfertë me Fortuna Dusseldorf. Edhe sulmuesi durrsak qëndroi në bankinë.
E Shtune, 12 Shtator 2009