Hyka e Bunjaku fitojnë nga bankinaMainz 05 i Jahmir Hykës fitoi 2-1 me Hertën e Berlinit. Nuremberug i Albert Bunjakut fitoi 1-0 me Borusia Muenchengladbach

Publikoje ne:
Mainz 05 i Jahmir Hykës fitoi 2-1 me Hertën e Berlinit, duke përmbysur dizavantazhin 0-1 (gol i Niku, 50’). Mesfushori shqiptar, i cili u aktivizua të mërkurën në barazimin 1-1 kundër Danimarkës (45 minuta) e shijoi fitoren e dytë të skuadrës së tij nga bankina.
Golat për Mainz 05 u shënuan brenda gjashtë minutave, i pari nga Ivantshitz me penallti (79’) dhe ai i fitores, nga Bance në të 85’.
Mainz, pas pesë javësh ndodhet në vendin e gjashtë të Bundesligës, me tetë pikë, një pozicion shumë i mirë për skuadrën e porsangjitur në kampionatin maksimal gjerman.
Edhe Nuremberug i Albert Bunjakut fitoi 1-0 me Borusia Muenchengladbach. Të njëjtin fat kishte dhe kosovari Bunjaku: 90 minuta në stol. Goli i shënua nga Kluge në minutën e 6-të.
Bochum i mbrojtësit Mërgim Mavraj humbi 3-0 në transfertë me Hofenheim. Mavraj luajti gjatë gjithë takimit.
Në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, Bajern Muenchen shkatërroi në transfertë Borusia Dortmund me rezultatin e thellë 1-5: Shvajnshtajeger, Gomez, Myler (2), Riberi ishin autorët e golave për skuadrën bavareze të Luis van Gaal. Humels shënoi golin e vetëm për Borusia Dortmund.
Volfsburgu humbi 2-3 në shtëpi me Bajer Leverkusen dhe Frajburgu humbi 0-2 me Eintrahtin e Frankfurtit.
Të dielën luhen Këln-Shalke dhe Verder Bremen-Hanover 96’ me këtë të fundit aktivizohet Altin Lala, por sigurisht që kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk është rikuperuar plotësisht.
E Shtune, 12 Shtator 2009