Shefqet Kabashi pranon fajësinë për refuzim të qëllimshëm ndaj prokurorëve
HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi ka pranuar para Tribunalit të Hagës se është fajtor për shpërfillje të gjykatës, pasi ka refuzuar për të dëshmuar në gjykimin e parë ndaj Ramush Haradinajt.
"Unë jam fajtor", ka thënë Kabashi, pasi gjykatësi Alfons Ori i ka lexuar dy pika të aktakuzës që e ngrakojnë atë për "refuzim të qëllimshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve", raporton Europa e Lirë.
Sipas rregullave të gjykatës së Hagës, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro ose me burgim deri në shtatë vjet.
Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur më 18 gusht. Kabashi edhe në këtë proces nuk ka pranuar t'iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes.