E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi: Kosova i heq paralelët edhe nëse Serbia s'vepron si ne

PRISHTINË- Porosia e kancelares gjermane Angela Merkel, drejtuar Serbisë për heqjen e strukturave paralele, është kundërshtuar nga Beogradi, minstri Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se janë të vendosur që të shpërbëjnë çdo strukturë ilegale serbe në Kosovë.

“Natyrisht qe do ta bëj, unë e di që ata nuk dëshirojnë ta ndërmarrin këtë veprim, dhe ato do të shpërbehen jo vetëm strukturat paralele të komunave por do të shpërbehen edhe strukturat ilegale të Serbisë, por dua ta jap një mesazh kjo nuk është kundër atyre që punojnë në atë pjesë në kohën kur do ta bëjmë organizimin e zgjedhjeve bashkë me ministrinë e pushtetit lokal, atëherë do t’i kemi përfaqësuesit legal”,- shprehet i vendosur Rexhepi, raporton Koha Ditore.

Ai po ashtu thotë se është obligimi kushtetues që Kosova të shtrijë autoritetin në gjithë vendin, dhe kjo çështje sipas Rexhepit nuk do të ndalet. Këto deklarata ministri kosovar i bëri pas një vizite në stacionin e policisë në Graqanicë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›