E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu: Turqia mbështet Kosovën në procesin e njohjes

PRISHTINË- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i ka siguruar udhëheqësit e Kosovës se vendi i tij do të mbështesë Kosovën në procesin e njohjeve të reja, ndërsa ka nënvizuar edhe mbështetjen për tërësinë tokësore të Kosovës dhe të drejtën e qeverisë së saj për të shtrirë autoritetin e vet në të gjitha pjesët e vendit.

Ministri i Jashtëm turk pritet të mbërrijë në Bosnje-Hercegovinë të dielën për bisedime me anëtarë të presidencës dhe udhëheqës politikë.

Në Bosnjë ai do të marrë edhe një doktoratë nderi nga Universiteti i Tuzlës. Vizita e shefit të diplomacisë turke është në funksion të siç thuhet, diskutimit të çështjeve rajonale por edhe pjesëmarrja në festimet e muajit të Ramazanit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›