E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefqet Krasniqi, pjekë fli

Shefqet Krasniqi është imam i xhamisë së madhe në Prishtinë, ai di “të qes” (pjek) fli me saç, specialitet ky që gatuhet në raste festash a gazmendesh ose për “Natë të Madhe” të fesë islame që shoqërohet me hallvë aromatike. Krasniqi në një shkrim për "Bota Sot" ka folur për “lule në xhenet” dhe për “qafirët” e zjarr në xhehenem.

Ai është profesor dhe ligjërues universitar në Fakultetin e Studimeve Islame/ FIS në Prishtinë, dhe ish ushtar në luftën e Kosovës. I përfolur si fetar i thekshëm i fesë islame. E vazhdimisht i duartrokitur dhe i ndjekur nga qindra simpatizantë që predikojnë fenë dhe kanë mjekra, e jo vetëm të partisë Lëvizja Islame “Bashkohu”, shkruan Bota Sot./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›