E Martë, 3 Nëntor 2026

Shehaj në Elbasan: Na sulmojnë se jemi parti e tretë

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Nga takimi me qytetarët e Elbasanit, Agron Shehaj tha se “Mundësia” sulmohet nga kryeministri Rama për shkak se është forcë e tretë në vend, siç e kanë nxjerrë edhe të gjitha sondazhet.

Shehaj theksoi se “Mundësia” nuk do shitet kurrë, pasi ka njerëz që kanë zgjedhur t’ia dalin me punë të ndershme.

“Ne kemi një projekt afatgjatë, jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e 11 majit janë hapi i parë. Unë ia kam dalë edhe pa Edi Ramën, edhe pa politikën, sepse kam zgjedhur rrugën e punës, rrugën që kanë zgjedhur pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ky është problemi që ai ka, sepse përherë të parë në Parlament do ketë deputetë të pakorruptuar e të pakapshëm, që do përfaqësojnë njerëzit që punojnë”, tha Shehaj.

Kreu i Mundësisë foli edhe për rrugëtimin e forcës së tij politike, e cila në më pak se 10 muaj ka arritur të jetë forca e tretë në vend, teksa shtoi se pas 34 vitesh, në Parlament do të ketë një forcë politike që nuk premton qiqra në hell, por që përfaqëson qytetarët e thjeshtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›