E Martë, 3 Nëntor 2026

Vllaznia finalistja e parë e “Final 4”, mposht Dinamon 2-1

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Dinamovitët humbën ndeshjen me Vllazninë ndërsa skuadra shkodrane arriti të realizojë 2 gola në ndeshjen e mbrëmjes së sotme të vlefshme për gjysmëfinalen e Final Four.

Kështu, Vllaznia është finalistja e parë e “Final 4” duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, Vllaznia mposhti 2-1 Dinamon në gjysmëfinalen e parë të “Final 4” dhe pret rezultatin e çiftit Egnatia – Partizani që zhvillohet më 5 maj për të mësuar rivalët në finalen që do vendos titullin kampion në Superligë.

Dueli ishte me një ritëm të kënaqshëm, me raste në të dyja portat.

Vllaznia fitoi dy penallti, me Balaj që shënoi në minutat 29-të dhe 37-të për t’i dërguar në 19 golat sezonal. Në pjesën e dytë Peter Itodo Mandela shkurtoi për Dinamon.

Vllaznia mposht Dinamon, foto: Agim Dobi 1 nga 10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›