E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Do luftojmë “paktin Rama-Berisha” për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka bërë me dije se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për atë që e konsideron si “paktin Rama-Berisha” për reformën zgjedhore.

Sipas Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Partisë “Mundësia” ndërsa shpreh bindjen për një marrëveshje Rama-Berisha, deklaroi se do të luftojë që të ndalojë atë.

“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.

Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare”, shkruan Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›