Shehi: Një Berishë i tërhequr është më i rëndësishëm për PD-në
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tashmë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, shprehet se arsyet e humbjes së PD-së ishin tezgjatja e pushtetit, ekzagjerimi i pragmatizmit, përqendrimi i pushteteve tek një grup ministrash, korrupsioni dhe kriza ekonomike.
Shehi shprehet se Sali Berisha i dorëhequr është më i rëndësishëm për PD-në sesa në krye të partisë.
Unë besoj se koha do ta bëjë të veten me dorëheqjen në favor të tij dhe PD-së. Berisha e ka bërë vendin e vet në histori. Do të ishte një budallallëk i madh të ngatërronte figurën e vet me një histori postzgjedhore, e cila ka ligjet e veta dhe kohët e veta për tu realizuar. Me pak fjalë, Berisha i tërhequr është më i rëndësishëm për PD-në sesa i patërhequr dhe në krye të PD-së, pohon ai për GSH.
Sipas Shehit në garën për kreun e PD-së më i favorizuar është Basha. Ai apelon që të bëhet kujdes me përzgjedhjen, në të kundërt paralajmëron shkatërrimin e të djathtës brenda katër viteve të ardhshme.
Nëse zgjedhjet do të jenë të gabuara e politika sdo të jetë serioze, do të shkatërrohet e djathta, thekson ai./A.XH