E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani dekreton Artan Brocin si anëtar të Gjykatës së Lartë

Artan-Broci-gjyqtar-320x211Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ditën e sotme emrin e Artan Brocit si anëtar të Gjykatës së Lartë.

Sipas relacionit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë theksohet se bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë. Me vendimin Nr. 2, datë. 26.04.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është deklaruar mbarimi i mandatit të anëtarit Z. Fatos Lulo, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekretin nr.8121, datë. 24.04.2013 të Presidentit të Republikës, emërim ky që ka marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me vendimin nr. 25/2013, datë 25.04.2013.

Kandidatura e Brocit tashmë pritet që të shkojë në Kuvend për tu votuar./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›