E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Greva, pagesa ndalohet me ligj Rozeta Rapushi

Pozita dhe opozita debatojne per dietat. Deputetet e maxhorances i quajten dje qesharake dhe te turpshme kerkesat e deputeteve socialiste per marrjen e dietave edhe ne ditet kur kane qene ne greve urie. Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, tha dje se socialistet, ditet e fundit kane arritur deri aty sa te kercenojne edhe administraten e Kuvendit per mos marrjen e dietave gjate ketyre diteve. "Edhe Kodi i Punes, ne nenin 197 te tij, thote se greve mund te bejne vetem sindikalistet dhe se kur greva eshte e ligjshme, gjate zhvillimit te saj pezullohet e drejta e pages", tha Shehu, i cuditur se si socialistet kerkojne dieta nga Kuvendi, ne nje kohe kur per 19 dite kane qene te ngujuar ne greve, jo me larg se pak metra nga institucioni i Parlamentit. Shehu e cilesoi protesten e opozites si qesharake dhe te turpshme dhe po keshtu kerkesen e tyre per te marre dieta per kete proteste. "Deputetet socialiste edhe kur vijne ne Parlament, ata merren vetem me interesat e tyre personale meskine. Gjate gjithe ketyre diteve, ata kane kercenuar administraten e Kuvendit duke i kerkuar paga dhe dieta per ditet e greves, ne kundershtim me ligjet dhe statusin e deputetit. Ne hakmarrje per mosmarrjen e dietave per ditet e greves, ata shpifen dhe trilluan, te nxitur nga interesa te paligjshme e te uleta", vijoi ai. Sipas Shehut, kercenimi i tyre per t'u shperblyer me dieta per ditet e greves ishte shfaqja me banale e nje deputeti, qe ka per mision jo dietat e tij te paligjshme, por perfaqesimin dhe mbrojtjen e interesave te qytetareve. Sipas tij, kerkesa e deputeteve te greves per para dhe dieta eshte nje kalim nga nje qendrim i paligjshem ne nje paligjshmeri tjeter. Kerkesa per diete nga opozita, u be publike dy dite me pare ne seance plenare, ku me radhe deputetet socialiste si Arben Ahmetaj, Taulant Balla apo Olta Xhacka, akuzuan Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se nuk u ka dhene atyre dietat qe u takojne dhe se madje ka shkelur statusin e deputetit per kete ceshtje. Ky qendrim, i socialisteve solli menjehere reagimin e kryetares, e cila ua beri te qarte, se dieta per ditet qe kane qene ne greve, socialistet nuk kane se si te marrin dhe aq me pak te pretendojne. Greva e deputeteve socialiste dhe mbeshtetesve te tyre, zgjati per 19 dite ne nje ambient te improvizuar ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", ne emer te votes se lire dhe transparences zgjedhore. Ajo u mbyll vetem pas takimit mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites Edi Rama, ne Strasburg me ndermjetesimin e nderkombetareve per gjetjen e nje zgjidhjeje per daljen nga ngerci politik.

Akuza
Maxhoranca e quajti dje qesharake dhe te turpshme kerkesen e deputeteve socialiste, per te marre dieta nga Kuvendi edhe per ditet kur ata kane qene te izoluar ne greve urie ne emer te votes se lire dhe transparences se zgjedhjeve.
Sqarimi
"Edhe Kodi i Punes, ne nenin 197 te tij, thote se greve mund te bejne vetem sindikalistet dhe se kur greva eshte e ligjshme, gjate zhvillimit te saj pezullohet e drejta e pages", u shpreh dje deputeti demokrat, Shrefedin Shehu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›