E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Rrezimi i Kostes, politik

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka deklaruar se vota e deputeteve qe coi ne rrezimin e kandidatures se Vangjel Kostes, si anetar i Gjykates Kushtetuese ka qene politik. Sipas Imamit, persona qe kane sherbyer ne regjimin diktatorial nuk mund te jene pjese e Gjykates Kushtetuese. Nderkohe ne lidhje me debatet per votimin e dekreteve te Presidentit per anetaret e Gjykates Kushtetuese, Imami ka deklaruar se ai duhet te jete i hapur. Deklarata e ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami vjen vetem pak dite pas rrezimit te kandidatures te Vangjel Kostes nga Parlamenti, per anetar te Gjykates Kushtetuese, vendim ky i kontestuar shume nga opozita. Nderkohe qe rrezimi i kesaj kandidature, si dhe propozimi per ndryshimin e rregullores se Kuvendit qe parashikon votimin e hapur ne Kuvend per dekretet e gjyqtareve te Kushtetueses dhe te Gjykates se Larte, ka sjelle debate te forta duke pozicionuar mazhorancen pro, nderkohe qe opozita eshte shprehur kunder. Keshtu nje prej anetareve te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, Viktor Gumi, shpjegoi se ndryshimi i rregullores se Kuvendit per proceduren e zgjedhjes se anetareve te gjykatave, eshte nje permiresim i dukshem dhe sjell me shume transparence. "Ne kendveshtrimin tone diskutime te tilla, nuk mund te vijojne pafund duke i dhene fund taktikes se bojkotit dhe bllokimit te punes se Parlamentit. Eshte nje procedure e cila ka filluar te vendoset tashme ne kete Parlament, eshte nje procedure e nevojshme dhe e domosdoshme per t'iu pergjigjur realitetit dhe zhvillimeve me te fundit qe ka pasur Parlamenti Shqiptar dhe natyrisht eshte nje procedure e cila garanton dhe siguron transparencen te njejte me vendet e tjera te Evropes Perendimore", tha Gumi. Sipas tij, nje proces i tille i kushton vemendjen e duhur si nga ana e Parlamentit, si nga ana e aktoreve te tjere si edhe nga ana e shoqerise civile, e cila monitoron aktivitetin e Kuvendit, kandidateve per gjykata. Keto deklarata, ne mbledhjen e Keshillit te Rregullores dhe mandateve ne Kuvend kane shkaktuar jo pak debate mes anetareve te keshillit, per ndryshimin e rregullores ne procedurat se si do te votohen anetaret e gjykatave dhe procedura e shqyrtimit te tyre. Socialisti Gramoz Ruci, kerkoi me shume kohe dhe analize se si duhet te ndryshoje ky proces. Sipas anetareve te opozites, nevojitet te merret kohe, per diskutimin e permbajtjes dhe per shkembimin e metejshem te argumenteve. Kryetarja e Kuvendit kerkoi qe materialet lidhur me modelet e ngjashme te parlamenteve te tjera, te studiohen nga te gjithe koleget perpara se diskutimi rreth amendamenteve, te vijoje ne Keshill. Deputete te mazhorances, kane propozuar qe te ndryshohet rregullorja e Kuvendit, ne menyre qe votimi per zgjedhjen apo jo te anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte te jete i hapur dhe jo me i fshehte. Si dhe qe Komisioni i Ligjeve te kete kohe me te gjate per shqyrtimin e kandidaturave dhe te realizohet nje prezantim i gjere dhe publiku te njihet me kandidatet per gjykata. A.G

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›