Berisha: Gati për kompromis me opozitën

Nga Gjermania kryeministri Sali Berisha është shprehur i hapur për arritjen e një kompromisi me opozitën. Në panelin e mbrëmjes gjatë takimit të 27 -të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, lideri i maxhorancës ka theksuar se qeveria po punon për një zgjidhje që garanton kompromis duke garantuar se do të bëjë gjithçka për t'i dhënë opozitës siguri. " Pas zgjedhjeve opozita vendosi për rezultatet, u largua për disa muaj, por u kthyen dhe pa dyshim jemi shumë të vendosur për të punuar, për të bërë çdo gjë në mënyrë që të punojmë sëbashku. Ende, unë jam shumë i bindur se si qeveri duhet të bëj cdo gjë që t'I jap sigurinë më të mirë opozitës. Kjo është një detyrë moral dhe do ta bëj", u shpreh ai.
Ndërkaq në këtë samit, Sali Berisha ka përsëritur se zgjedhjet e 28 qershorit arritën standarte të larta pasi qeveria bëri më të mirën për këtë proces.
"Unë mbetem i përkushtuar ndaj idealeve të mia të para në jetën time potlike, të cilat ishin shumë të thjeshta: votë e lirë, fjalë e lirë, asgje tjetër. Unë nuk mendoja kurrrë se do të kisha një karrierë politike. Qeveria ime bëri më të mirën për një proces të lirë dhe të ndershëm. Ne mbajtëm zgjedhjet në 28 qershor. Këto zgjedhje ishin unike në historinë e vendit tim, ata u mbajtën në një situatë totalisht të ndryshme, me një teknologji totalisht të re, lista votuesisht dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale, karta identititeti", theksoi kryeministri.
Gjatë këtij samiti kryeministri Berisha shpalosi edhe reformat që qeveria ka realizuar veçanërisht në kuadër të kërkesave që vijnë nga NATO apo BE, por ka sqaruar edhe reformat e ndërmarra në sektorin ekonomik.