E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu Heqje te TVSH-se se ushqimeve propozimi i PS-se ne favor te tregtareve jo konsumatoreve

Nese do te plotesohej propozimi i PS-se per heqjen e TVSH-se per produktet ushqimore do te ishte nje lehtesi per tregtaret jo per qytetaret. I ketij mendimi eshte Sherefedin Shehu deputeti i PD-se dhe anetar i Komisionit te Ekonomise. Sipas tij paketa e propozimeve te Partise Socialiste per uljen e TVSH-se per ushqimet dhe ilacet nuk shihen si zgjidhja e mundshme per uljen e barres mbi konsumatorin nga eksperte te ekonomise. Shehu deklaroi per medien se ulja e TVSH-se per produktet e konsumit nuk shihet aspak si nje zgjidhje pasi nuk do te ulte koston e tyre. Ulja e TVSH-se qe propozohet nga PS-ja eshte vetem nje politike populiste dhe me prapaskena politike - tha Shehu. Ne kete drejtim ai shtoi se nuk ka mekanizem qe tregon se efekti i uljes se TVSH-se shnderrohet ne ulje te cmimeve te mallrave te konsumit per konsumatoret. Ne kete situate ne menyre te natyrshme dalim ne perfundimin se kjo nuk eshte takse per te favorizuar qytetaret por tregtaret - nenvizoi ai. Shehu theksoi se TVSH-ja nuk eshte ne planet e mazhorances per tu ripare. Duke u ndalur konkretisht ne TVSH-ne per ilacet Shehu tha se koston e rirrtjes se cmimit nga vendosja e TVSH-se per ilacet e mbulon ISKSH-ja me fondet e saj. Partia Socialiste dergoi nje dite me pare ne Kuvend draft-propozimin per tatimin e vleres se shtuar TVSH. PS-ja propozon qe ilacet te perjashtohen nga TVSH-ja dhe te mos tatohen produktet e grurit. Propozimi i grupit parlamentar i PS-se eshte nje perpjekje serioze per te rritur efikasitetin e administrates tatimore uljen e evazionit te madh fiskal dhe mundesimin e luftes ndaj korrupsionit me qellim dhe ne funksion te rritjes se konsumit dhe uljes se varferise ne vend thuhet ne materialin derguar sot Kuvendit. Sipas PS-se pershkallezimi i TVSH-se me 0 10 dhe 20 teknikisht nuk duhet te sjelle probleme ne zbatim pasi vendosja e kasave fiskale duhej tashme te kishte ulur ne menyre te dukshme evazionin fiskal ne te gjitha hallkat. Nevojat per mallrat vaj sheqer oriz plotesohen te gjitha nga importi dhe pergjysmimi i TVSH-se per keto mallra do te sillte nje efekt ne buxhetin e shtetit jo me te madh se 18 mld leke. Ndersa tatimi me 0 TVSH i grurit miellit bukes qumeshtit dhe vezeve do te kete nje efekt jo me shume se 19 mld leke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›