E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkelen ligjin Naco firmos revokimin e 43 lejeve minerare

Jane 43 shoqeri qe kane rezultuar me shkelje gjate kontrollit te inspektoreve METE nis procedurat e revokimit te lejes per 43 shoqeri minerare.

Mungesa e aktivitetit dhe atij te nje plani biznesi per vitin 2011 iu ka kushtuar 43 subjekteve private e drejta per te ushtuar lejen e shfrytezimit minerar qe jepet nga METE-ja. Ministri Naco ka firmosur shkresen per te nisur procedurat qe iu heq te drejten e lejeve ketyre kompanive. Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes vendosi dje nisjen e procedurave per revokimin e lejeve minerare per 43 shoqeri qe jane te pajisura me leje minerare ne vendin tone. Vendimi i ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Nasip Naco erdhi pas kontrolleve te vazhdueshme qe jane zhvilluar mbi subjektet minerare nga ana e Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore nga te cilat ka rezultuar se nje numer i caktuar shoqerish qe jane te pajisura me leje minerare nuk permbushin detyrimet ligjore per sektorin minerar. Kontrollet e kryera kane verifikuar se shume prej subjekteve minerare per te cilat kane nisur procedurat e revokimit te lejeve minerare nuk kane punuar dhe nuk punojne si dhe nuk kane paraqitur programin vjetor te aktivitetit per vitin 2011 si dhe per vitet paraardhese. Per kete arsye sipas propozimeve te AKBN-se ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka nisur procedurat per revokimin e lejeve minerare per 43 shoqeri te cilat jane njoftuar per nje vendim te tille. Brenda nje periudhe 30 ditore nga marrja e ketij njoftimi ministri vendos per revokimin e lejes minerare. Ne njoftimet perkatese qe iu jane derguar shoqerive minerare keto te fundit vihen ne dijeni per mosplotesimin e detyrimeve ligjore si mosrealizimin e detyrimeve sipas neneve 56 57 dhe 59 te Ligjit Minerar Shqiptar nr. 7796 date 17.02.1994 i shtuar dhe i amenduar apo mosrealizimin e detyrimeve sipas nenit 25 te Ligjit nr. 10304 date 15.07.2010 Per Sektorin minerar ne Republiken e Shqiperise. Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes do te vijoje te zbatoje me perpikmeri legjislacionin perkates per sektorin minerar ne vend.

Shoqerite minerare per te cilat kane nisur procedurat e revokimit te lejes minerare

LAMNICA sh.p.k

MATRAKU sh.p.k

ILIRI sh.p.k

AFDA sh.p.k

BABAJ sh.p.k

EKOBETON sh.p.k

XHULJO sh.p.k

MEHILLAJ shpk

EL - TE - IN sh.p.k

EL-DRAGAN sh.p.k

ALIE - B sh.p.k

ZOTAJ - Z sh.p.k

F. BETON amp CONSTRUKSION sh.p.k

Ylberi sh.p.k

S A T sh.p.k

ALIE - B sh.p.k

Rosho - Albania sh.p.k

MILIS sh.p.k

A amp S - ALBANIA - 04 sh.p.k

GJYLA shpk

RR. URA ASFALTIM NR.2 sha

HOAL sh.p.k

XHULJO sh.p.k

Elbasan Cement Factory sh.p.k

GURI I BARDHE sh.p.k

MEZURAJ sh.p.k

MEZURAJ sh.p.k

ILDI sha

Hasmuca sh.p.k

Arginert Sha

Taullau - X6 sh.p.k

Mineral - Invest sh.p.k

S.E.A sh.p.k

Derrasa G sh.p.k

Marei sh.p.k

Biba-X sh.p.k

Company Riviera 2008 sh.p.k

ANK sh.p.k

Arvo sh.p.k

Salica sh.p.k

Grifi-Xhiglent Albania sh.p.k

Region sh.p.k

Mrozi sh.p.k

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›