Zbulohet emri i partisë së Topit
Edhe pse nuk është vendosur përfundimisht mësohet emri që pritet të ketë partia më e re e së djathtës shqiptare që pritet të shpallet para pak ditëve. Fryma e Re Demokratike, është alternativa më e kuotuar në radhët e themeluesve të grupimit që tashmë quhet si partia e Topit, por vetëm para pak ditësh do të drejtohet nga Gazmend Oketa, deputet i parlamentit Shqiptar, raporton Shqip.
Partia e re ka përfunduar përzgjedhjen e stafit të saj themelues. Aleksandër Meksi, Aleksandër Biberaj, ish-kreu i PD-së, Eduard Selami, si dhe disa ish-ministra të tjerë të PD-së, pritet të zbulojnë këtë muaj para mediave dhe publikut, programin dhe strategjinë e hyrjes së tyre në fushën e lojës. Në një kohë kur vetëm pak ditë e ndan këtë parti nga dalja e saj publike, grupi i themeltarëve dhe i organizatorëve kanë bërë gati çdo element, duke nisur që nga emri i partisë, siglat, posterët dhe godina e selisë.
Një vëmendje e madhe në ditën që do të vendoset themelimi do ti jepet dhe prezantimit të drejtuesve lokalë të kësaj partie. Burimet bëjnë të ditur se ditën e themelimit në skenë do të dalin dhe drejtuesit lokalë të kësaj partie, që do të prezantojnë mënyrën sesi do ta organizojnë partinë në qytetet që përfaqësojnë. Një element interesant që po zhvillojnë themeluesit e kësaj partie të re janë edhe sondazhet për mbështetjen në rrethe të ndryshme të vendit. Me të dhënat e deritanishme mësohet se Shkodra është rrethi në të cilën kjo parti e re do të mbështetej më shumë, por pas nuk qëndrojnë as qytete të rëndësishme në vend si Durrësi, apo Elbasani.