E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Qeveria mashtroi për rrugën e Arbrit

Gjate takimit ne Peshkopi

PESHKOPI- Gjatë një takimi me simpatizantë të Aleancës KuqeZi në Peshkopi, kreu i lëvizjes, Kreshnik Spahiu akuzoi qeverinë për mashtrim të banorëve për investimet inekzistente.

Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie deklaroi Spahiu.

Më tej kryetari i partisë Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu u ndal tek mungesa e investimeve në këto zona të vendit tonë.

Peshkopia dhe Bulqiza as nga luftërat që kanë përjetuar nuk janë shkatërruar kaq shumë. Sot këto qytete ndodhen në gjendje mjerave dhe aspak të jetueshme për shkak se qeveria e Sali Berishës i ka fokusuar investimet në duart e monopolizuara të ministrave të tij deklaroi Spahiu. Për Aleancën KuqeZi, vijoi Spahiu, Dibra është djepi i patriotizmit dhe bashkimi i fuqisë që kjo ndjenj përçon duhet të nisë një kapitull të ri për dibranët.

Zoti është mbi ne dhe jo Sali Berisha e askush tjetër, sepse për në Shqipëria është mbi të gjitha, ka përfunduar fjalën përshëndetës kryetari i Aleancës KuqeZi në takimin e organizuar në Peshkopi.

Sipas njoftimit të AK-së, mbërritja e Aleancës KuqeZi në Peshkopi ka kulmuar me anëtarësimin e qindra qytetarëve në radhët e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›