E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informatika ne 44% te shkollave 9-vjecare

Futja e internetit dhe kabineteve te informatikes eshte bere e mundur ne pjesen me te madhe te shkollave. Sipas te dhenave te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, 44 per qind e nxenesve ne arsimin baze 9-vjecar kane nje kabinet me kompjutere dhe internet. “Ecuria e projektit madhor te Ministrise, pikerisht atij te TIK shkollave, ose i shkollave me Teknologji te Informacionit dhe te Komunikimit ka arritur te shtrihet gjeresisht. Deri sot 44 per qind e nxenesve te arsimit baze 9-vjecar, kane ne shkollat e tyre TIK-kabinete, apo kabinete informatike ku mesohen perdorimi i kompjuterit, i internetit dhe i teknikave dixhitale” eshte shprehur zedhenesja e Ministrise se Arsimit, Brikena Kollcinaku. Sipas saj, deri vitin e kaluar asnje shkolle e arsimit baze 9-vjecar nuk ishte pajisur me TIK –Kabinete. Kurse pers i perket arsimit te mesem ai ka qene i pari qe ka perfituar nga ky projekt. Institucionet arsimore parauniversitare dhe pikerisht ato te mesme ne fund te vitit te kaluar kane mundur te pajisen me kabinete te tilla. “Sic kemi deklaruar edhe me pare, ne dhjetor te vitit te kaluar, te gjithe nxenesit e arsimit te mesem (afro150 mije) kane TIK-kabinete ne shkollat e tyre. Ne vitin 2005 vetem 7per qind e tyre e kishte kete mundesi”ka nenvizuar Kollcinaku. Nga ana tjeter ajo ka vene ne dukje edhe objektivin e Ministrise se Arsimit, ku brenda vitit te gjitha shkollat e arsimit parauniversitar te pajisen me TIK -Kabinete dhe te furnizohen me internet.

Nisma e Qeverise

Futja e internetit dhe kabineteve te informatikes ne shkolla ka qene nje nga piket kryesore te programit te qeverise aktuale. Sipas projektit te hartuar ishte parashikuar qe nxenesit te marrin njohurite baze te internetit, informatikes qe ne bankat e shkolles 9-vjecare. Por tashme MASH ka parashikuar qe TIK shkollat do te jene nje vater trajnimi e komunitetit per perdorimin e kompjuterit dhe internetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›