E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Shqiperia nje vit me dhe pa duhan

Sonila Isaku

Nje vit me pare, pikerisht mengjesin e 26 majit Shqiperia ka qene pa duhan. Kjo jo per shkak te mungeses se tij, por shkak te ligjit i cili e ndalonte konsumimin e tij ne ambientet publike. Sot, nje vit me vone duket se ky ligj ka mbetur ne leter ose zbatohet vetem ne nje pjese te vogel te bareve dhe restoranteve. Megjithese ishte nje nga ligjet me te debatuara ne vendin tone si perpara miratimit ashtu edhe pas, rezultati dhe frytet e tij ishin negative. Impakti pozitiv i tij u pa vetem me periudhen e veres kur pjesa me e madhe e qytetareve qendronin ne ambientet e jashtme te lokaleve, aty ku edhe lejohej konsumi i duhanit. Por, me ardhjen e stines se ftohte drejtuesit e bareve dhe restoranteve megjithese kishin “zhdukur nga perdorimi” tavllat e duhanit rigjeten menyra te tjera me pjata, filxhane apo tasa metalike te mbushur me uje per shkundjen e hirit te duhanit.

Ligji

Pavaresisht se ligji i duhanit ishte miratuar ne nentor te vitit 2006, u la nje afat kohor prej 6 muajsh per pergatitjen e dhe marrjen e masave. Keshtu ne 26 maj te 2007 Ministra e Shendetesise se bashku me Institutin e Shendetit Publik vune n funksion ligjin i cili nuk lejonte pirjen e duhanit ne mjediset e punes, institucionet shendetesore, institucionet arsimore, mjetet e transportit publik, bare, restorante, mjedise tregtare. Po keshtu ligji ndalon konsumimin e cigareve edhe ne lokalet e nates, diskoteka qendra tregtare dhe aeroporte. Shkeljet e dispozitave te ketij ligji, kur nuk perbejne veper penale, perbejne kundervajtje administrative dhe denohen me gjoba ose sekuestrim te mallit. Projektligji parashikon gjoba qe variojne nga 50 mije deri ne 5 milion lek. Megjithese ligji ka parashikuar qarte vendosjen e gjobave numri i tyre ka qene i vogel, keshtu vetem gjate vitit te kaluar jane vendosur afersisht 55 gjoba, por qe asnjera prej tyre nuk eshte vjelur per shkak te konflikteve mes policise bashkiake dhe asaj tatimore. Per kete arsye u kerkua edhe amendimi i ketij ligji ku te percaktoheshin qarte detyrat e secilit institucion. Ne ndryshimin e bere u percaktua qe policia bashkiake te kryente kontrollet dhe vendosjen e gjobave se bashku me inspektoratin sanitar, kurse policia tatimore te merrej me vjeljen e tyre. Persa i perket numrit te proces-verbaleve, qe u plotesuan per baret, lokalet, institucionet shteterore per vendosjen e tabelave, heqjen e koshave te duhanit apo tavllave, ishin te shumta deri ne 750 te tilla.

Deshtimi

Shoqata “Per nje Shqiperi pa duhan” vetem kater muaj pas futjes se ligjit kunder perdorimit te duhanit ne ambientet publike e ka quajtur ate te deshtuar. Sipas saj,

Ministra e Shendetesise dhe institucionet ne varesi kane deshtuar me punen e tyre dhe zbatimin e ketij ligji. “Fillimi i implementimit te ligjit ka qene shume i suksesshem jo vetem me baret dhe lokalet ne qender por edhe ne ato ne periferi. Por ne muajt e mevonshem ka pasur nje indiferentizem nga inspektorati sanitar shteteror” kane pohuar drejtuesit e kesaj shoqate. Sipas tyre, nje nga faktoret qe ka ndikuar ne deshtimin e ketij ligji ka qene mungesa e bashkepunimit te Ministrise se Shendetesise me shoqerine civile. Por nje tjeter pike qe eshte vene ne duke nga “Shoqata per nje Shqiperi pa duhen” eshte mungesa e personelit te Inspektoratit Shteteror i cili nuk mund te kontrolloje njekohesisht ne te gjitha qytetet dhe baret. Persa u perket rekomandimeve nga shoqatat eshte kerkuar te merrem masa edhe per heqjen e reklamave te cilat ndodhen kudo, si dhe te vendosen standardet per shenimet ne gjuhen shqipe per demet qe shkakton duhan pirja. Rekomandim tjeter ka qene edhe ngritja e nje laboratori per kontrollin e produkteve te duhanit me qellim qe te informoje perdoruesit per cilesine e tyre. Statistikat tregojne se ne vendin tone numerohen rreth 875 mije njerez qe konsumojne duhan. Po keshtu rreth 16,7 per qind e duhanpiresve i takon grup-moshes nga 13-15 vjec, nderkohe qe po nga kjo grup moshe konfirmohet se 16 per qind e tyre duan ta fillojne duhanin.

Te dhena

3300 persona vdesin ne vit nga semundjet qe shkakton duhani

55% e burrave ne vend jane duhanpires

31% e grave ne Shqiperi jane duhanpirese

875 mije eshte numri i duhanpiresve ne te gjithe vendin

15 % e nxenesve te moshes 13deri 15 vjec pije duhan

66 % e kesaj moshe kane shprehur deshiren per ta lene

4 ne 10 studente pine rregullisht duhan

12 muaj ka ligji i duhanit qe po zbatohet ne vendin tone

Klinika per trajtimin e duhanpiresve

Klinika private te cilat do te ndihmojne duhanpiresit per t’u larguar nga ky ves do te ishte zgjidhja me e mire per shoqatat kunder duhanit, te cilat operojne ne Shqiperi. Por nuk eshte vetem kjo zgjidhja, por edhe nje sere fondesh do te benin te mundur qe keto OJF te ndihmonin strukturat dhe institucionet qeverisese per te zbatuar sa me mire ligjin anti-duhan. Ndonese, shoqatat ligjin e kane konsideruar te deshtuar, ato marrin persiper te bashkepunoje me Ministrine e Shendetesise, por kundrejt fondeve te cilat do te ishin zgjidhja e vetme. “Ajo qe ne kerkojme eshte qe nje pjese e te ardhurave nga akcizat e duhanit te perdoren per programet e kontrollit te duhanit”.

Shitesit ambulante pa paketa

Nje pike shume e rendesishme e ligjit kunder konsumit te duhanit, ishte edhe ajo e shitjes se paketave ne vendet publike apo shitesit ambulante. Po keshtu femijet e vegjel nuk do te lejoheshin qe te shisnin rrugeve paketa apo produkte te tjera te duhanit. Pas implementimit te ligjit, shitja e ketyre produkteve vazhdoi ne te njejten menyre qe tek femijet e deri tek tezgat apo dyqanet e vogla te cilat duhet te gjobiteshin. Sipas ligjit, ato subjekte te cilet do te merrnin persiper shitjen e produkteve te duhanit duket te kishin nje kontrate me firmen e cila i prodhon keto produkte dhe leje nga Inspektorati sanitar

Tabelat paralajmeruese

Cdo pakete duhet te permbaje tabela paralajmeruese per demin qe shkakton duhani ne shendetin e njerezve sidomos te konsumatoreve dhe atyre qe qendrojne prane. Sipas nje urdhri te Ministrise se Shendetesise keto tabela duhet te zene 50 per qind te siperfaqes te paketes.

Shkelesit edhe institucionet e larta

Nuk kane qene vetem baret apo restorantet shkelesit e ligjit por edhe institucionet e larta. Keshtu nese ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise diskutohej per mendimin e nje pjese te ligjit kunder konsumit te duhanit, para deres se ketij komisioni qendron nje makineri-shitese e cila te ofron edhe paketa me cigare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›