E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Teuta kënaqet edhe me barazimin

(www.albania-sport.com) – Teuta (29 pikë )fitoi ndeshjen e parë në drejtimin e Ylli Shehut (2-0 kundër Gramozit) dhe në përballjen e javës së 22-të kundër Besës së vendit të dytë (39 pikë) tekniku i skuadrës durrsake mendon se edhe barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm, duke parë dhe diferencën midis dy ekipeve.

Shehu: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajmë në fushën e një kundërshtari të fortë. Në çdo ndeshje synimi ynë është që të jemi fitues, por nuk e mohoj se dhe një barazim në Kavajë do të ishte një rezultat i pëlqyeshëm për ne”.

Në fazën e parë dy skuadrat u ndanë në një barazim 1-1 në “Niko Dovana”, por atëherë në stolin e Teutës ishte Mirel Josa, e Shehu në rolin e ndihmësit. Aktualisht Teuta renditet në vendin e gjashtë (29 pikë), një më pak se Shkumbini i vendit të pestë (30 pikë).

“Synimi më minimal është të jemi midis gjashtë skuadrave më të mira, synimi maksimal një vend në zonën europiane, një objektiv që nuk është i paarritshëm”, - përfundon Shehu.

Kategoria Superiore
Java 22

20.02.2010
13:00 Besa-Teuta
14:00 Gramozi-Vllaznia
14:00 Tirana-Laçi

21.02.2010
13:00 Apolonia-Dinamo
14:00 Flamurtari-Kastrioti
14:00 Skënderbeu-Shkumbini

V Skuadra ND F B H GSH GP +/- Pike
1 KS Dinamo 21 17 3 1 39 15 24 54
2 KS Besa 21 11 6 4 20 11 9 39
3 KF Tirana 21 9 5 7 22 17 5 32
4 KF Laçi 21 8 7 6 22 20 2 31
5 KS Shkumbini 21 9 3 9 24 22 2 30
6 KS Teuta 20 9 2 9 20 23 -3 29
7 KS Kastrioti 21 7 5 9 19 21 -2 26
8 KS Apolonia 21 7 5 9 26 28 -2 26
9 KS Vllaznia 21 7 4 10 22 28 -6 25

Burimi: Albania-sport.com
E Premte, 19 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›