E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili-Vata, zyrtarisht anti-Duka

(www.albania-sport.com) – Armando Duka, presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit; Refik Halili, presidenti i Tiranës, klubit me më shumë trofe në Shqipëri; Rudi Vata, ish-kapiteni më jetëgjatë i Kombëtares e një prej agjentëve me të sukseshëm shqiptarë të FIFA-s, janë tre kandidatët zyrtare për zgjedhjet presidenciale të 9 marsit, të cilat do të zhvillohen larg kryeqytetit, në Durrës.

ARMAND DUKA
Kreu aktual i FSHF-së, Armando Duka, është në këtë detyrë prej 8 vitesh, duke transformuar në një farë mënyre edhe institucionin më të lartë futbollistik të vendit, nisur edhe nga fakti se si ishte në vitin 2002, kur edhe ekonomisti 48-vjeçar qysh kur mposhti në vitin 2002, rivalin e atëhershëm Mehdi Bushati e në vitin 2006, Salvador Kaçajn e Edmond Haxhiajn. Aktualisht, Duka është duke zhvilluar një fushatë përurimesh fushash futbolli me bar sintetik (Besa e Dinamo) dhe fushash kalçetosh (në qytetin e Burrelit), ndërkohë që projektin më të madh të tij konsideron rikonstruksionin e plotë të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, një prej më të shëmtuarve në botë. Nëse Duka përpiqet (përshirë dhe mediat pranë tij) të paraqesë një bilanc të suksesshëm të “mbretërimit” të tij të hekurt tetëvjeçar (“Dikatorial” e ka quajtur ish-sekretari i FSHF-së, Sulejman Starova”), dy kandidatët potencialë rivalë (Halili-Vata) kanë një përfytyrim tjetër për bosin e një rrjeti biznesesh të fuqishme në vend, përfshirë edhe aksione të konsiderueshme në paketën sportive dixhitale “Supersport”, që së fundi bleu edhe të drejtën televizive të ndeshjeve të 10 skuadrave të Superligës (pa Tiranën e Refik Halilit dhe Dinamon e Besnik Sulajt).


RUDI VATA
Rudi Vata, një ish-kapiten i famshëm i Kombëtares, qysh kur drejtonte Neptun Bajko e deri të trajneri i fundit shqiptar, Sulejman Demollari (1995-2002, 59 ndeshje me Kombëtaren, 5 gola), konsiderohet edhe si kritiku më i madh i presidentit aktual të Federatës, në kërkim të mandatit të tij të tretë. Vata, i cili, më 13 shkurt, mbushi 40 vjeç, e ka mbajtur shiritin me e kapitenit (37 të tilla) me skuadrat e ndërtuara nga Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega dhe Sulejman Demollari, por nuk morri kurrë ftesë nga trajneri i parë i huaj që drejtoi Shqipërinë në epokën e Dukës. Me një karrierë të lavdishme futbollistike në Shqipëri e jashtë saj (Skoci, Gjermani, Qipro, Japoni) dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare, Vata, një agjent i suksesshëm i FIFA-s e me një agjenci menaxhimi prestigjioze lojtarësh “Vata Vision Football Management”, pohoi pas zyrtarizmit të kandidaturës, se ai ka shumë për t’i dhënë futbollit shqiptar. “Besoj se futbolli unë ka nevojë për një vizion të ri që të mund të ecë përkrah vendeve të tjera të Europës. Duka nuk ka se çfarë t’i japë më futbollit shqiptar. Rezultatet e viteve të fundit kanë dëshmuar se ai ka dështuar dhe se përgjegjësia kryesore e problemeve të mëdha që ka futbolli ynë, janë pa diskutim përgjegjësi e Dukës. Unë garantoj se në të ardhmen do të mund të përfitojmë një buxhet më të madh edhe nga qeveria”.

REFIK HALILI
Presidenti karizmatik i Tiranës, klubit që numëron 24 kampionate të fituara, 13 kupa të Shqipërisë, 9 Superkupa, biznesmeni Refik Halili, është kandidatura e tretë zyrtare për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. 50-vjeçari financon prej gjashtë vjetësh klubin më të pasur financiarisht në Shqipëri, duke fituar katër tituj kampionë nga viti 2003. Me një platformë të ideuar nga ish-sekretari i FSHF-së, Sulejman Starova një fushatë të menaxhuar nga ky i fundit, Halili beson se nëse bën aleancë edhe me kandidatin Rudi Vata mund t’i japë fund presidencës 8-vjeçare të Armando Dukës. “Ne dhe Vata jemi 1, pasi luftojmë për të njëjtën kauzë, atë të largimit të Dukës nga Federata Shqiptare e Futbollit. Nëse do të nevojitet do të bëjmë aleanca për të mirën e futbollit shqiptar”. “Jemi të bindur se alternativa jonë është më e mira, ajo që do t’i jap një imazh më futbollit në Shqipëri”, - shton Starova, një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me FIFA-n dhe UEFA-n. Refik Halili ka bërë akuza publike ndaj Armando Dukës, të cilat kulmuan me tenderin e ndriçimit të stadiumeve. Duka dhe Halili ndodhen në një konflikt gjyqësor midis tyre.


Burimi: Albania-sport.com
E Enjte, 18 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›