Tirana –Laçi, derbi për vendin e tretë

(www.albania-sport.com) – Tirana do të përballet të shtunën me Laçin, në një ndeshje shumë të rëndësishme për vendin e tretë të Kategorisë Superiore në përfundim të fazës së dytë.
Dy skuadrat përpapa ndeshjes në “Qemal Stafa” i ndan vetëm një pikë pas 21 javësh të luajtura: Tirana, 32; Laçi, 31 pikë.
Në ndeshjen e fazës së parë, Laçi fitoi 1-0 në shtëpi, pas një autogoli të realizuar nga nga mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani në minutën e 45-të,, por që në ndeshjen e kthimit kundër laçjanëve do të mungojë pas një helmimi nga ushqimi.
Mbrojtësi polivalent i Tiranës, Entonio Pashaj (19 ndeshje, 1524 minuta lojë), beson se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë të fitojë takimin me Laçin.
“Do të jetë e vështirë por unë kam besim që do të marrim rezultat pozitiv. Duhet të fitojmë që të shkëputemi nga ekipet që synojnë vendin e tretë. Besa (39 pikë) nuk është shkëputur shumë nga ne dhe mundësitë për ti arritur ata nuk janë të vogla”, - tha 25-vjeçari Pashaj.
Tirana vjen në përballjen me Laçin pas dy humbjeve rresht me Vllazninë (1-0 në kryeqytet) dhe Shkumbinin (1-0 në Peqin).
Kategoria Superiore
Java 22
20.02.2010
13:00 Besa-Teuta
14:00 Gramozi-Vllaznia
14:00 Tirana-Laçi
21.02.2010
13:00 Apolonia-Dinamo
14:00 Flamurtari-Kastrioti
14:00 Skënderbeu-Shkumbini
V Skuadra ND F B H GSH GP +/- Pike
1 KS Dinamo 21 17 3 1 39 15 24 54
2 KS Besa 21 11 6 4 20 11 9 39
3 KF Tirana 21 9 5 7 22 17 5 32
4 KF Laçi 21 8 7 6 22 20 2 31
5 KS Shkumbini 21 9 3 9 24 22 2 30
6 KS Teuta 20 9 2 9 20 23 -3 29
7 KS Kastrioti 21 7 5 9 19 21 -2 26
8 KS Apolonia 21 7 5 9 26 28 -2 26
9 KS Vllaznia 21 7 4 10 22 28 -6 25
10 KS Flamurtari 21 5 6 10 21 26 -5 21
11 KS Gramozi 21 4 6 11 12 25 -13 18
12 KS Skënderbeu 20 3 6 11 19 30 -11 15
Burimi: Albania-sport.com
E Premte, 19 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili