Shehu: “Aleanca Kuqezi” si nacionalizmi millosheviçian

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka deklaruar, nëpërmjet një interviste për gazetën ‘Shekulli’ se, “Aleanca Kuqezi është një lëvizje si ‘Agimi i Artë’ në Greqi, ata janë një grup spekulatorësh të rrezikshëm për stabilitetin e vendit dhe të Rajonit. Sulmet e AK-së ndaj Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos, për Shehu-n, ngjajnë me shirjet e talebanëve, nacionalizmi i tyre i ngjan atij millosheviç-ian”.
Sipas deputetit të PDsë, në Shqipëri dy janë forcat kryesore politike PD-ja dhe PS-ja. Partitë e tjera politike, së paku dhe për shumë kohë, do të jenë veçse plotësuese, ka deklaruar Tritan Shehu. /Indeksonline/