Sheikët pritet të marrin aksionet e Milanit
Milano - Sheiku Al Maktum është i gatshëm për të hyrë në aksionet e klubit të Milanit. Sheiku nga Dubai pritet të ofrojë 400 milionë euro për të marrë 40 % të klubit më me shumë trofe ndërkombëtarë. Por, me këtë për qindje arabët do të bëjnë presion për të marrë edhe 60 për qindëshin tjetër, pasi të stabilizohen në Milano.
Sheiku Al Maktum deri tani, për të bërë publike ofertën e tij, priti kualifikimin e Milanit për në Ligën e Kampioneve. Në një deklaratë përpara televizioneve presidenti Berluskoni deklaroi se, “në këtë moment nuk ka asnjë tratativë, por në jetë gjithçka është e mundur”.
Al Maktum është arabi i parë që kërkon të futet fuqishëm në futbollin italian. Në Angli janë disa klube të cilat i kanë aksionet e tyre në duart e sheikëve. Më fuqishëm në këtë kampionat janë futur multimiliarderët nga Abu Dhabi, të cilët kanë marrë aksionet e Mançester Sitit, dhe së fundi të Portsmuthit.