E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego Forlan fiton Këpucën e Artë

Diego Forlan shpallet golashënuesi më i mirë i Ligës Spanjolle për të dytën herë në karrierë dhe është fituesi i edicionit të Këpucës së Artë për sezonin 2008-2009. Forlan i cili para se të vinte në Spanjë pati luajtur për Mançesterin për disa sezone, atje rezultoi si një sulmues pa nuhatje goli. Karrierën e tij sportive e nisi si tenist, por nevoja për të patur më shumë të ardhura për t’u kujdesur edhe për motrën e paralizuar e pati shtyrë për t’i hyrë futbollit derisa arriti majat me ekipin e Atletikos.

Ja edhe renditja e golashënuesve në Ligat Evropiane:

1. Diego Forlan (Atletiko Madrid) 32 gol - 64 pikë
2. Samuel Eto'o (Barcelona) 30 - 60
3. Marc Janko (Salsburg) 39 - 58.5
4. Grafite (Volfsburg) e David Vila (Valencia) 28 - 56
5. Edin Dzeko (Volfsburg) 26 - 52
6. Zllatan Ibrahimoviç (Inter) 25 - 50
7. André-Pierre Ginjac (Tolosa), Mario Gomez (Stoccarda), Diego Milito (Genoa), Marko Di Vaio (Bolonja) 24 - 48.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›