E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulm ajror izraelit mbi Bejrutin jugor, vriten 3 persona. Libani: Shkelje flagrante e armëpushimit

Ministria e shëndetësisë së Libanit ka bërë të ditur se tre persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet ajrore izraelite.

Sipas autoriteteve libaneze, ky është sulmi ishte i dyti në zonën e njohur si Dahieh, ku Hezbollahu ka një prani të fortë, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi në nëntor të vitit të kaluar.

Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një operativ të Hezbollahut, i cili kishte ndihmuar Hamasin të planifikonte një sulm kundër civilëve izraelitë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Hezbollahu. Nga ana e tij, presidenti i Libanit Joseph Aoun dënoi sulmin, duke e quajtur atë një paralajmërim të rrezikshëm, ndërsa kryeministri libanez Naëaf Salam tha se ishte një “shkelje flagrante” e armëpushimit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA) thanë në një deklaratë se ushtria kreu një sulm në Dahieh.

Sipas autoriteteve izraelite, ushtria ka pasur në shënjestër një operativ të Hezbollahut, i cili “kohët e fundit kishte drejtuar operativët e Hamasit dhe i kishte ndihmuar ata në planifikimin e një sulmi terrorist dhe të afërt kundër civilëve izraelitë”.

Ushtria shtoi se do të “vazhdojë të operojë për të parandaluar çdo kërcënim të paraqitur për civilët e shtetit të Izraelit”.

Të premten e kaluar, Izraeli kreu sulmin e tij të parë në Bejrut që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, duke i dhënë fund më shumë se 13 muajve të konfliktit me Hezbollahun, milicinë dhe lëvizjen politike të mbështetur nga Irani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›