“Shekulli i kaluar me shumë sfida, një testament për forcën dhe vendosmërinë e popullit shqiptar”
Urimi i Mbretëreshës Elizabeta II
Mbretëresha Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II u ka uruar të gjithë shqiptarëve 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. “Me kënaqësinë më të madhe po ju dërgoj Shkëlqesia Juaj, urimet e mia për festimin e njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë. Shekulli i kaluar ka paraqitur shumë sfida për vendin tuaj duke u bërë një testament për forcën dhe vendosmërinë e popullit shqiptar në mënyrë që ju mund të festoni përvjetorin e 100-të si një shtet i pavarur, anëtar i NATO-s, kryetar i suksesshëm i Këshillit të Evropës dhe një partner i respektuar rajonal. Më lejoni t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të mira për lumturinë dhe begatinë e Qeverisë dhe popullit të Shqipërisë në vitin e ardhshëm, dhe shekullin tuaj të dytë të pavarësisë”, thuhet në mesazhin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga krerë shtetesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Pak ditë më parë, Presidenti Nishani mori një mesazh urimi nga Presidenti amerikan, Barack Obama, presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç si dhe si dhe Mbretëresha e Holandës, Beatrix Ëilhelmina Armgard.