E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Nikoliçi trembet nga rritja e ndjenjave nacionaliste edhe në Vojvodinë

27-11-2012 / Gazeta 55

Presidenti Tomisllav Nikoliç mori pjesë me datë 24.11.2012, në ceremoninë e zhvilluar në Novi Sad (Kryeqendër e Vojvodinës) me rastin e përkujtimit të 94-vjetorit të bashkimit të Vojvodinës me Serbinë qendrore. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Nikoliçi theksoi se nuk ka kufinj ndërmjet Vojvodinës dhe Serbisë, sepse kjo tashmë është themeluar me Kushtetutën serbe dhe më e rëndësishmja është se këtë “e dëshirojnë qytetarët e Serbisë“. Duke sulmuar ata politikanë që kërkojnë më shumë autonomi për krahinën e Vojvodinës (në kuadër të Serbisë), Presidenti theksoi se “dyshon në synimet e tyre të mira“, sepse, sipas tij, ata duan ta kthejnë Serbinë në vitet e konfliktit. “Edhe kjo përçarja në Vojvodinë na duhet. Sikur nuk paskemi asnjë telashe tjetër. Atë që e pengon vendimi i vitit 1918, me të cilin Vojvodina u bë pjesë e Serbisë (lexo:u aneksua në mënyrë të njëanshme Vojvodina në momentin kur Bashkësia e serbëve të Vojvodinës, në kushtet e shkatërrimit të Perandorisë austro-hungareze, shpalli bashkimin e saj me Serbinë) ndoshta e pengon fakti se me Hungarinë fqinje dhe mike jemi marrë vesh që përfundimisht pas 70 vitesh ta varrosim Luftën e Dytë Botërore” - tha Presidenti.
Presidenti Tomisllav Nikoliç në një intervistë ekskluzive dhënë se përditshmes serbe “Kurir” të datës 26.11.2012, duke folur mbi marrëdhëniet në rajon përsëriti ankesën mbi vendimin e Gjykatës së Hagës, duke e vënë këtë në kontekst të marrëdhënieve serbo-kroate. “Kjo puna me Kroacinë nuk po ecën mirë. Presidenti i Kroacisë deri në momentin e dhënies së vendimit (për Gotovinën dhe Markaçin) bënte gjithçka për të gjetur arësye për të mos u pajtuar. Të gjitha ato histori se është i zemëruar me mua sepse unë paskam thënë diçka për Vukovarin („Vukovari është qytet serb“) janë gënjeshtra. Ai mezi e priti këtë vendim. Ata duan që tani neve të bisedojmë në formatin: unë si President i një populli që ka kryer krime e ai si President i një populli që nuk është gjykuar“.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›