Razma, guri shndrites ne gjerdanin e turizmit malor Nga Albert Vataj
Ke vendosur te bashkengjitesh ne agjenden e larmishme gjeografike te pushimeve edhe nje tjeter destinacion. Ne kete bollek mundesishe qe te ofron e sotmja, e dyndur tek turizmi, si mundesi dhe kapacitet i frytshem biznesi, Razma mbetet nje goditje ne shenje. Kjo pikete e re ne harten e dominimeve te nderkallura nga deshira per te provuar, Razma mbetet padyshim nje nga mrekullite shqiptare te natyres, guri shndrites ne gjerdanin e turizmit malor. Nje bukuri e virgjer te ndjek nga pas sapo perpjetesh ne gjarperimin per ne destinacionin turistik. Nje frymemarrje e gjalle, e thelle, laroshe dhe e gjelber, e mbush perplot me ambrozin e jetes, plazmojne tablone e ketij udhetimi, kesaj ngarendje per t'i shpetuar vapes perveluese qe jep shpirt pergjate kacarritjes ne muret e dendura te gjelberimit, e taftit te fresket qe rigon nga qielli blu, e gufon nga humusi i vitalitetit te jetes qe gjallon kendej.
Megjithese eshte nder piketat e kahershme te turizmit malor, Razma mbetet ende nje mundesi pak e shfrytezuar, nje magjepsje e natyres, pak e kundruar, nje bashkejetese mes njerezve me zemer te bardhe, e tubuar me shume nga yshtje shendetesore, sesa nga nje terbim i thelle per t'u hedhur ne krahet e nje aventure ngasese. Razma eshte nje nder pikat turistike malore me te aferta me qytetin e Shkodres, por jo kaq e artikuluar sa Thethi, qe vazhdon te mbetet nje dashuri e te huajve.
Razma ndodhet e vendosur nen perkatesine administrative te komunes se Shkrelit. Eshte ne nje distance jo me shume se 138 km larg nga Tirana, ose 40 km nga Shkodra. Zona e Razmes eshte e vendosur ne lartesine rreth 900 metra mbi nivelin e detit. Pas nje rruge qe gjarperon ngjeshur ne disa kthesa te dyfishta dhe me kendshikim fare te vogel, gje qe e ben te domosdoshme manovrimin me kujdes me makine, ne kete rruge, shfaqet magjia e saj e sejdisur me kujdesin e kreatures se vullneteve te eperme.
Kujdes, pronoto para se te shkosh
Shpesh medyshjet anojne ne kahun e padeshiruar. Vija ne Razem, pas dy vitesh, si tash, me pushime. Po me nje ndryshim, asohere ishte shtator dhe manaferrat ishin te pjekura dhe tash ishte korrik dhe ato ishin ne lule. Kjo preference nga ngeli ta shijonim poshte, ndersa le lartesite qe te cojne ne piken turistike, vetem pak kilometra me tej. Ndaluam tek rezidenca e preferuar dhe pa vramendje iu drejtuam, Rafaelit, 20-vjecarit qe jeton dhe sherben bashke me familjen. Pas nje pershendetje mes te njohurish, pa shum ceremonial ligjerimi dhe pa e cuar ne mend nje pergjigje mohuese, i bera te ditur se kam ardhur me familjen per pak dite pushim. Dhomat i kam te zena deri ne mesin e muajit qe vjen, shtoi, duke mos e fshehur keqardhjen qe e shkroj pernjeheresh ne portretin e tij. Ngulmit tone, per ta pyetur, se cila do te ishte adresa, ku mund te drejtoheshim per te mundesuar nje dhome ai i'u pergjigj me ngirtje supesh, ndoshta jo dhe aq se s'kishte informacion, se ku kishte dhe ku s'kishte dhoma te lira, se sa per te hezitur te jape destinacion, nje rivali te tij biznesi, qofte ky dhe xhaxhai. Fundja c'rendesi kishte, se pse ai hezitoi per te na ofruar nje shans. Gjithsesi, duke shfrytezuar njohjet e meparshme mundem te akomodoheshim ne nje banese me kushte modeste dhe parapagese. Ajo qe kuptova nga gjithe kjo pjesez e se teres se pushimeve ne Razem ishte, se kurrsesi nuk duhej te shkoje ashtu kuturu, pa pronotuar me pare, per familjaret kjo, se aventurieret gjithnje gjejne se ku te fusin koken nen qiellin qe perpushet prej yjeve.
Nje dite qe ndryshon kah
Mbremja binte shpejt ne Razem. Si cdo prarim, zbriste si nje pelhure delikate, e mbulonte me tisin e holle shtatin e purpurte prej pasioneve te limfes. Perreth nje ngrysje e thuket e mbulonte gjithe panoramen qe te rrokte shikimi. Levizjet sa vinin dhe zhdukeshin thelle ne zgafellen e mbremjes qe leshohej si nje terr i mrazte. Dritat dhe zerat llamburisnin mes pishave shtatmesme dhe plot hijeshi. Siluetat e muzgut ravijezonin format e crregullta te gjegrafise se levizjes, ne sheshin perreth fushes qe shtrihej si nje sofer ne qender te Razmes. Ne shtepite e kthyera ne sherbimtore per pushuesit, pipetinin biseda te ndrojtura, qe tafti i fresket i mbremjes i perziente me nje fllad qe puhizte permes halave te pishave. Nga njeri te tjetri, te gjithe vendet bujtese te pushuesve shihje pak njerez. Te vonuarit, darkonin dhe kundronin yjet qe sterpiknin me drita shndritese syprinen e bruzte te mbremjes. Hapa dhe biseda vazhdonin te percapeshin ne keto ore prarimi te dites. Shitoret modeste qe shihnin nga shetitorja, gumezhinin nga bisedat dhe percapjet e mbylljes se dites. Ne dhomat e bujtesve dritat njera pas tjetres llamburisnin, duke bere te mundur keshtu te cbusheshin rruget dhe te niste jeta e kllapitjes. Nje dite tjeter ndiqte me ngulmin e nje shtegtari.
Nje muzg dhe nje surprize
Zakonisht darkonim te sherbimtorja e tij, modeste dhe e kendshme, te cilen e kishte quajtur Bar "Kastrati". Sherbente ai, pasi ne mbremje nuk kishte kush t'i jepte nje dore, kjo jo dhe aq ngase njerezit e sherbimit ishin nga fshati Vrrith, pak kilometra poshte Razmes, por se pushuesit kryesisht venoheshin ne dhomate e tyre dhe s'para frekuentonin dhe aq darkimin jashte. Sapo zume vend, nisa ta pyes mbi zonon, si quhej ai fshati pertej, po ky grupi i shtepive ne ate lartesi, po kjo, po ajo. Pa perfunduar bresherine e pyetjeve te mia, Engjull Babaj, burri tipik i zones, dhe nder me te hershmit banore qe i kishte lidhur me Razmen jeta dhe puna, e tash biznesi, vendosi te me befasoje. Do te vini t'u tregoj nje vend te bukur, pa artikuluar pergjigjen tone pohuese, ai u drejtua nga fuoristrada qe i'a kishte derguar i biri, emigrant te Zvicer. Ndersa ngiste makinen ne nje rruge te shtruar me kalldrem, nisi te na tregonte mbi zonen. Pas disa gjarperimeve te rruges e hopeve te terrenit zemerak, ku makina e tij cante perpara, u shfaq ne horizont nesh nje vendbanim gati mitik. Ishte si i kycur mes lartesive te Kunores dhe kodrave qe e filleronin. Krenazhdol, keshtu quhej ai vendbanim i perkoshem, banoret e te cilit ishin cobane dhe te moshuar qe i kishin shpetuar kthetrave te vapes dhe zagushise. Blegerima e deleve, kemboret dhe fishkellimat, zerat kumbues dhe shtepite tipike malore, perbenin panoramen e kesaj pllaje magjepsese. Duke qene se ishte nje vendbanim i perkohshem, ose stanet si quhen, si shume te tjere ne kete krahine e ne te tjerat perreth, ketu ende nuk mkishte mberritur drita elektrike. Nga 35 shtepi qe ndodheshin, pak prej tyre siguronin elektricitetin me gjeneratore. Megjithate atje jeta ngiste nen ritmin e ngjeshur te puneve dhe preokupise. Njerezit rrokin me afsh perjetesie cdo moment, si nje nje deshmi kjo e harmonise se natyres me gjithsecka tjeter.
Menyja e zones
Nese te ka ngucatur maraku te dish se kush eshte specialisteti i zones, dhe nese kete don ta mesosh para se te pyesesh ata qe do ta ofroje nje gje te tille, nuk do ta kesh fare te veshtire. Mjafton te shkosh ne Razem dhe menjehere do te te mundesohet zberthimi i kesaj enigma. Kudo ne tabelat shpjeguese eshte e cituar "mish ferliku". Dhe vetem kaq?! Ashtu sikurse te gjitha zonat e tjera malore, me perparesi blegtorine dhe qe ofrojne si servirje te para dhe kryesore mishin e pjekur, ne Razem ka edhe te tjera servirje. Patatet jane gjithashtu nga me te preferuarat dhe te kudoservirura. Turshite, po ashtu perbenin menyne e preferuar te pushuesve dhe bujtesve. Djathrat, ku nga me te preferuarit eshte ai i dhise. Rakia e dellonjes, te ofrohet per mik. Jo me pake konsumuar eshte edhe vera. Per te qene te sinqerte, gatesat nuk shoqerohen me shume ceremonial dhe pergatitja e tyre nuk ka shume ojna. Kjo e ben edhe te vecante drekimin ketu, pasi pjesa dermuese e bujtesve vijne nga zonat urbane ku nuk mungon ceremonailiteti, salltaneti dhe padyshim cmimet e kripura.
Fundjavat e mbipopulluara
Nje vecri qe e tipizon Razmen eshte dhe kthimi i saj nje epiqender e kalimit te nje fundjave prane qingjit qe piqet ne hedh, e nen shoqerini e pijes dhe shakave, lojrave dhe hokave. Nga Tirana, Shkodra, Laci, Mati, Mirdita, Malesia e Madhe, bujne ne Razem per fundjave. Zakonisht ata pronotojne menune qe mbetet mishi i pjekur dhe per te tjerat nuk kane asnje vramendje. Vijne afer mesdites dhe ikin kur dilli ka rene pas supeve te maleve me pisha dhe ahe. Shume prej bujtesve te fundjavave vijne dhe per gjueti, natyrisht kur eshte sezoni i hapur. Gjithsesi, ata vijne per te marre dicka nga kjo mrekulli e natyres, e cila per fatin e mire eshte ende e virgjer, e shendetshme e mbreslenese. Ato jo vetem marrin nga Razma, por edhe lene pershtypjet e mira ndaj njerezve bujar dhe te papertur, te thjeshte dhe zemerbardhe. Ata vijne, ikin dhe perseri vijne, sic ndodh aty ku ke pse shkon dhe ka kush te pret.
Shen Prenja, festa e zones
Eshte nje feste tradicionale e zones, e cila daton me 26 korrik. Ajo qe e ben shume te vecante dhe mjaft interesante kete feste eshte kur bijat vijne dhe mbushin uje ne puset e Razmes. Ata jane plot 8 cope dhe konsiderohen si resurse te rendesishme te ujit te pijshem, i cili mbetet nje problem serioz. "Kjo feste eshte shume e vjeter dhe nga me te rendesishmet", shpjegon Frani, nje i moshuar, i cili kishte ardhur nga Vrrithi per t'iu bashkangjitur ketij ceremonaili mitik, ku nuse te reja dhe bija, me ene te drunjta uji dhe vlage shkojne trumba-trumba tek puset dhe mbushin uje. Tipari i kesaj feste mbart ne vetve nje tregues shume domethenes, ate te shkurjes se bijave tek prinderit me uje. Kjo tregon se zona ujin nuk e ka te bollshem, perkundrazi e ka te paket dhe te vyer, aq sa te mbart mbi vete elementin kryesor te festes.
Personazhi tipik i Razmes turistike
Ai eshte Engjull Baba. E therrisnin Ejll. Kjo mosperputhje na shty ta pyesnim, se si e kishte ne te vertete emrin, pasi tjeter ishte ai qe thoshte, tjeter ai qe degjoja. Si per shaka, dhe duke e ruajtur kontekstin e pergjigjes ai vijoi: "Ne kishe me therrasin Engjull". "Nga ata engjujt e bardhe me krahe qe vijne nga qielli" - nderhyri ne bisede im bir 6-vjecar. Si per te mos dashur t'ia prishte ai vazhdoj: "Po nga ato engjujt". "Kura dal nga kasha, nuk e kam me ate emer", vijoi ai me humor. Engjulli, nje burre rreth 55-tave, i gjate dhe i mrazte ne portret, si per te deshmuar se edhe ne vetvete kishte dicka nga ato male, nga ajo magji e thuket qe rrethrrotullohej ndaj nesh e qe shpesh fuste koken ne re. Ai kishte pikenisur punen e tij te sherbimtarit qe ne kampin e punetoreve, qe quhej asohere, kjo fale nje shkolle profesionale qe kishte bere. Megjithese kishte nje shtepi ne Lezhe, nuk e fshihte deshiren se ndjehej me mire ketu ne pronen e tij, ne punen e tij, mes njerezve, te afermve e miqve te shumte qe nuk i mungonin.
Pak histori per Razmen
Razma perfshihet ne komunen e Shkrelit, Malesia e Madhe. Eshte 40 km larg nga qyteti i Shkodres. Zona e Razmes vendosur ne lartesine rreth 900 metra mbi nivelin e detit. Historikisht kjo zone ka qene bjeshka per verrin e zones perreth fshatit Vrith dhe eshte shfrytezuar edhe nga shume tregtare nga qyteti i Shkodres. Nje nga vendet e bukura malore te Shqiperise, e cila eshte zbuluar qe ne shek. XIX nga te huajt. Te paret qe e kane vleresuar bukurine dhe pasurine e saj natyrore ishin botanisti italian Antonio Baldoci, austriaku Dofler, dhe gjeologu Boran Nopce.
Atypari nga viteve 1920 datojne fillesat kur do te shfrytezohet nga barinjte per stane verore dhe me rritjen e standardeve te jeteses. Tregtaret shkodrane ndertuan atje shtepite e tyre verore. Ne vitin 1953 kjo zone u shtetezua dhe u krijua kampi i pushimit te punetoreve, i cili zgjati aktivitetin e vet deri ne vitin 1990. Siperfaqja totale eshte 3680 hektare. Zona turistike e Razmes, ne ndryshim prej zonave tjera turistike te alpeve, shtrihet mbi nje pllaje karstike, e cila paraqet kontraste befasuese ne reliev, mes majave piramidale ne pjesen me te madhe te pyllezuara dhe gropave karstike, akullnajoro-karstike te mbuluara nga kullotat alpine. Relieve te alltysta, thadruar ne thellesi nga era, uji e akulli, te cilat ju ndjellin me ngadale ne vorbullen e kohes, ne perjetesine e perpikte te nje gatese te natyres. Kjo pikture qe zgjaton ne gjithe tablone e shikimit eshte perplot ngjyra dhe nerv, emocion dhe tendosje, pasion dhe klas. Eshte nje kryeveper, nga ato qe natyra nuk na i ka kursye.
Fenomeni i shtepive te braktisura
Ajo qe nje pushuesi ne Razem nuk do ti shpetoje pa e vene re, jane shtepite e braktisura. E percaktojme e braktisur, pasi prej vitesh nuk banon askush ne to, por ato kane pronare dhe zoter. Gjithsesi te bie ne sy nje vecori e ketyre ndertimeve qe datojne qe ne vitet 1930, madje edhe me heret. Arkitektura e perdorur dhe teresia e komfortit te baneses, viles nese mund ta quajme keshtu, eshte nje perzierje stilesh. Te gjitha ishin me ballkon dhe me pak kembe shkalle qe perqarkoheshin nga parmake te dizenjuar. Hauri per bagetine dhe per bazen ushqimore, oborri qe i vinte qark shtepise, vendosja ne pika dominuese te terrenit, muret dhe mbuloja, dekoracionet e perdorura, te gjitha keto vertetojne se keto banesa ishin, sic citohet edhe ne Wikipedia, te tregtareve te Shkodres, te cilet me sa duket i kishin ata si shtepi pushimi verore dhe dimerore. Klima e shendetshme dhe distanca jo shume e larget nga Shkodra, i benin ato nje vend pushimi te preferuar. Asnje medyshje nuk ka se ndertimi i atyre banesave ishte fillimi i historise se Razmes turistike. Fale atyre burrave, jo vetem me para, por edhe me shije dhe passion, kemi sot nje destinacion. Razma eshte vendi ideal per te rigjetur vetveten, larg nga zhurmat dhe nga stresi i qytetit. Ne qetesine e mrekullueshme te maleve, e thyer vetem nga kenga e zogjve dhe nga era qe feshferine mes gjetheve te pemeve. Eshte kjo qe zoterit e ketyre shtepive kane ditur dhe gostirur permes atyre shtepive, te cilat edhe ne ate gjendje mjerane qe jane kane shume per te thene.
Resurset natyrore
Relievi i Razmes ndertohet teresisht prej shkembinjve karbonatike te mesozoit me nje strukture bllokore tipike te ngritur mbi 1500 m lartesi, shkalla e larte e tretshmerise se ketyre shkembinjve ka bere qe ne relievin alpin te Razmes, vendin kryesor ta zere morfologjia karstike. Ky reliev perfaqesohet nga fushat (e Razmes, Troshanit, Fusha e Zeze) ne trajten e gropave, hinkave dhe shpellave karstike ku keto te fundit perbejne nje objekt turistik me vlere per eksplorimin e tyre. Gjurmet e veprimtarise se akujve te kuaternarit i gjejme ne Fushen e Zeze, ate te Razmes, dhe depozitive midis Razmes e Vrithit. Format me te mprehta te relievit me vlera turistike (alpinizem, piknike etj) ne kete zone i perkasin kurrizit malor Velecik (1724 m) - Kunore (1713 m) ne veri te Razmes dhe Kunores se Zagores (1862 m) ne lindje te saj. Relievi malor i Razmes me pyjet impresionuese te ahut e pishes, ajrin e paster dhe te fresket sidomos gjate veres e dimrit, permban ne vetvete vlera turistike te vecanta. Larmia e kafsheve dhe e shpendeve te egjer ne kete zone, perben nje mundesi te mire per zhvillimin e gjuetise.
Destinacionet qe mundesohen
Razma, si shume destinacione te tjera te gjerdanit te turizmit malor te Veriut te Shqiperise, kane specifikimin e tyre, qe perben dhe vecantine qe i karakterizon ato. Llojshmeria e objektit te ketij destinacioni jane;
Turizem shkencor (gjeografik, turistik, historik, etnografik, biologjik, zoologjik, spelologjik).
Turizmi gjeografik me larmine e objekteve gjeografike ne majat e ndryshme te kesaj zone si maja e Velecikut, maja e Kunores, etj.
Turizmi gjeologjik me karakteristikat gjeologjike te kesaj zone, mund te themi se depozitimet e ndryshme te mesozoit, te kenozoit dhe ne pjesen me te madhe te kuaternarit si dhe thyerjet tektonik terthore e afrogjatesore te kesaj zone kane nje interes studimor per studiuesit e kesaj fushe.
Turizmi historik: Popullsia e kesaj zone ka zhvilluar nje lufte te vazhdueshme kunder pushtuesve te ndryshem, (turqit, serbet, malazezet) prandaj studimi i historise se kesaj treve dhe nxjerrja ne pah i saj kane nje interes historik.
Turizmi etnografik: Zona e Razmes ofron vlera te paperseritshme studimore per etnografet. Vete veshja karakteristike e kesaj zone, per burrat kemisha e gjate me Dallome (xhamadan prej shajaku) dhe per grate e vajzat xhubleta 3000 vjecare, vete karakteristikat e banesavet ku ato shquhen per nje zgjidhje te thjeshte dhe drejtim arkitekturor dhe dekorativ te varfer. Ceremoniali i dasmes ku ishte zakon qe dhenderri diten e dasmes te vishej me rrobet me te vjetra e te shkonte me bageti ose te fshihej ne shtepine e ndonje shoku. Me zbritjen e nuses nga kali i vihej ne preher nje djale i vogel (qe nusja te lindte sa me shume djem) por edhe per ceremonite e tjera te jetes se perditshme mendojme se interesi studimor eshte mjaft i madh, ka tradite kengen me lahute, ate maje krahu (me jehona), ninullat, fyellin.
Turizmi spelologjik: Shpella e Majes se Velecikut, eshte e madhe, 28 m e thelle vertikalisht, Shpella e Lugjeve ne V-L te fshatit te Razmes, e cila ka nje zhvillim gjatesor me ngritje 10° me gjates 79 m ne fund degezohet ne dy drejtime te ngushta. Ujerat qe rrjedhin ketu jane ujera te pastra, te pijshem, qe formojne burimet e grykes se Lugjeve mund te vizitohet edhe nga amatore e vizitore te thjeshte.
Edhe sporti i gjuetise mund te aplikohet ketu per turistet, sepse larmia e kafsheve dhe e shpendeve te egjer eshte e lloj-llojshme, e gjuetia ne keto zona eshte shume e pershtatshme.
Nje mirupafshim nuk mjafton
Te kthesh kurrizin eshte gjithnje e veshtire, nuk eshte thjeshte nje zhvendsoje, spostim per tjeterkund, turrengut per ne krahet e nje tjeter dashurie. Eshte tjetercka, te ikesh prejnga do ta kesh te veshtire, eshte natyra, jane njerezit, paqja dhe gjithcka tjeter qe e ke deshiruar dhe te eshte dhene, e ke marre dhe e ke bere krejt tenden, ato qe ta bejne te veshtire kete ndarje. Megjithate ti duhet te formulosh nje mirupafshim, ashtu plot droje si ndarja e dy te dashuruarve, pas takimit te tyre te pare. Ndahesh perzemersisht me ata qe te priten te shtruan e te sherbyen. Ndahesh duke mos qene te mjaftueshme vetem nje doreshtengim apo kembim i nje buzeqeshje. Ata jane te ngrohte dhe te dashur, nuk jane tregtar qe te te trajtojne si nje objekt, megjithese koha dhe nevoja per tu perfshire ne ate qe quhet turizmi malor, i ka yshtur edhe ata te jene dhemb ne kete ingranazh shume te rendesishem te ekonomise. Ne keto ndarje nuk mungojne lotet. Mbremjeve "pronaret" darkonin me bujtesit, kembejne kontaktet telefonike dhe elektornike, njohejt, miqt e te tjere. Per aq dite ata tashme i kane marre dhe i kane dhene njeri-tjetrit edhe gjera familjare qe i kane te shtrenjta. Kjo e ben kete zone, keto pushime jo vetem te shndetshme, argetuese, por dhe te shtrenjte.