E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shemben objektet pa leje te Kepi i Rodonit, Rama: Ditët në vijim paketa e re për ndëshkimin e “symbyllurve”

“Shembja e objekteve të paligjshme është një proces që s’do ndalet”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama teksa ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit.

Kryeministri shprehet se ditët në vijim do të hyjë në fuqi paketa e re e masave për uljen e numrit të ndërtimeve pa leje.

Ai paralajmëroi se fenomeni i abuzimeve për qëllime fitimi nga ndërtimet e paligjshme do eliminohet tërësisht me rritjen e forcës goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektorate, polici e me radhë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›