Ministri Hyseni mbërrin në Londër
Londër -Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka udhëtuar sot drejt Londrës. Gjatë ditës së hënë, ai në Institutin Mbretëror për Çështje Ndërkombëtare “Chatham House”, do të mbajë një ligjëratë në temën: “Kosova e pavarur - një vit pas”. Ministri Hyseni do të flasë për të arriturat në Kosovë gjatë vitit të parë të pavarësisë së saj, si dhe për sfidat që e presin atë, siç është rritja e numrit të vendeve që kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Ai po ashtu do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët, për iniciativat rajonale, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Hyseni gjatë qëndrimit njëditor në Londër do të ketë edhe takime me ambasadorë të disa vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovës. telegrafi/start