E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet galeria në Martanesh, vdes minatori, plagoset rëndë një tjetër

Gazeta Shqip

Një minator ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në një prej minierave të kromit në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në galeritë e minierës në Komunën Martanesh, e ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar nëe shembjen e galerisë.

Paraprakisht mësohet se viktima është Murat Kaceli, 45 vjeç, nga Mati. Ndërkohë që kolegu i tij i plagosur është Abdulla Hoti, 47 vjeç, nga Mati. Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Numri i viktimave të galerive të kromit po shtohen frikshëm. Vetëm pak ditë më parë, në 22 gusht, një 21-vjeçar nga Tropoja humbi jetën aksidentalisht teksa punonte në galeritë e kromit në fshatin Kam.

30 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Shembet galeria në Martanesh, vdes minatori, plagoset rëndë një tjetër burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›