E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja vret në Shkodër, vritet babai plagoset i biri

Qyteti verior i Shodrës është tronditur pasditen e sotme nga një ekzekutim makabër në mes të qytetit. Dy persona, babë e bir Frederik dhe Jurgen Marku 47 dhe 20 vjec janë qëlluar me armë zjarri rreth orës 17:00 pranë spitalit të këtij qyteti. Fillimisht është menduar se dy të qëlluarit kanë vdekur, por në fakt pas dërgimit në spitalin rajonal të Shkodrës Jurgen Marku ka dhënë shenja jetë ndonëse në gjendje tejet të rëndë. Frederik dhe Jurgen Marku nga Thethi, banues në Tiranë ndodheshin në makinën tip Foristradë me targa TR 3413 T, në momentin kur janë qëlluar nga dy persona me motor, të cilët janë larguar menjeëherë nga vendi i ngjarjes. Pista kryesore në të cilën po heton policia lidhur me vrajen është larje hesapesh, pra për gjakmarrje, ndërsa bën të ditur se shtetasi Frederik Marku figuron si një person me precedent penal për blutë e Shkodrës. Ndërkaq policia ka mundur të bëje dhe identifikimin e autorëve dhe po punon për kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›