Shembet ndërtesa në Brazil, vriten 8 persona, mes tyre 2 fëmijë

Një bllok apartamentesh është shembur në qytetin Recife në verilindje të Brazilit, duke vrarë të paktën tetë persona, mes tyre dy fëmijë të mitur pesë dhe tetë vjeç.
Ndërkohë katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe gjashtë janë ende të zhdukur në lagjen Janga.
Pallati është shembur në orët e para të mëngjesit ndërsa shumë prej banorëve po flinin.
Recife është goditur nga shiu i madh ditët e fundit, dhe syshohet se është arsye e kësaj ngjarje. sipas BBC.
Banorët janë ankuar për ndërtim të dobët në këtë zonë.
Guvernatori lokal tha se priten më shumë shi dhe se njerëzit duhet të sigurohen se situata mund të përkeqësohet.
/rtsh.al/