E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy aksidente në Pogradec, një viktimë dhe një i plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në zonën e Pogradecit, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur.

Aksidenti i parë është regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën e re të Qafë Plloçës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas bluzave të bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e të dy aksidenteve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›