Zjarr ne Shangai kater te arrestuar

Shangai 17 nentor NOA - Policia ne Shanghai ka arrestuar
kater punetore per zjarrin qe shpertheu ne nje ndertese 28-kateshe ne qender te
qytetit i cili ka vrare 53 njerez.Sipas hetimeve zjarri ka qene
rezultuar i saldatoreve te paautorizuar ne punime per ristrukturimin e
nderteses.Mungesa e pervojes ne perdorimin e makinerive ka cuar ne
shperthimin e nje zjarri qe me pas pershiu te gjithe ndertesen.
Nga 70 persona te plagosur te shtruar ne nente spitalet e qytetit 17 jane ne gjendje kritike gje e cila ngre friken e nje rritje te numrit te viktimave.Nderkohe sipas informatave te mbledhura dhe te drejtuara nga disa gazetare kinez departamenti i propagandes se qeverise se Pekinit ka ndaluar perhapjen e lajmeve te gazetave lokale ne Shangai ne lidhje me zjarrin e rene duke lene si burim te vetem ate te Agjencise Kina e re.
r.b/NOA