E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet rruga, 4 fshatra mbeten të izoluara

RRËSHEN - Pesë fshatra kanë mbetur të izoluar në Mirditë si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rrugën Reps-Spac. Sot rreth orës 16:30 toka ka rrëshqitur në një gjerësi prej 70 metrash, duke dëmtuar totalisht këtë aks. Shembja ka ndodhur përballë kampingut të firmës Bektel-Enka që po punon për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës. Mësohet se shkak janë bërë reshjet e vazhdueshme të shiut.

Banorët e fshatrave, Spaç, Gur-Spaç, Musht, Shkorret janë totalisht të izoluara dhe pa asnjë mundësi komunikimi me Rrëshenin dhe zonat e tjera urbane.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›