E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e viktimave kundër arrestimit të "policit"

SHKODËR - Arrestimi i Gjin Ndrecajt i cili hiqej si polic i Interpolit dhe u kishte premtuar familjarëve të të zhdukurve të tragjedinë së 9 janarit gjetjen e trupave të humbur është konsideruar veprim i nxituar nga njeri prej prindërve të viktimave. Ndoc Bjeshka u shpreh sot për gazetën se uniformat blu para së të arrestonin këtë person do të duhej të zbulonin nëse ai kishte në të vërtete dijeni për eshtrat e të zhdukurve. Sipas tij, familjarët e viktimave të tragjedisë, dyshojnë tek arrestimi, pasi mendojmë se ai ka qenë i saktë dhe e ka ditur ku janë eshtrat .

Gjin Mark Ndrecaj, 51 vjeç, lindur dhe banues në Spiten të komunës Zejmen të Lezhës është ndaluar dje nga policia në kuadër të operacionit "grepi" nën akuzën e mashtrimit. Sipas policisë ai iu thoshte familjarëve të viktimave të tragjedisë së Karaburunit se jam polic i Interpolit dhe e di se ku janë eshtrat e të zhdukurve. Për këtë, kishte kërkuar 100 mijë lekë (të reja) shpërblim për secilin familjar.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›