Shembet stadiumi te plagosur ne Brazil
Disa persona janë plagosur në Brazil, pasi një prej tribunave është shembur gjatë ndeshjes së Kupës Libertadores ndërmjet Gremios dhe ekuadorianëve të Liga de Kuitos.
Tifozët po festonin, në momentin e golit të shënuar nga Elano.
Festa e njohur si “avalansh” realizohet duke vrapuar nga pjesët e sipërme të tribunës deri në gardhin rrethues. Një metodë kjo shumë e përhapur në Amerikën Jugore.
Por, diçka shoi keq. Rrethimi i njërës prej tribunave pas portës u shemb. Mediat braziliane kanë raportuar për tetë të plagosur, por ku fatmirësisht asnjëri nuk është në rrezik për jetën.
Incidenti ndodhi në stadiumin “Arena Gremio”, i cili është rikonstruktuar së fundmi dhe është një prej impianteve ku do të zhvillohet Kupa e Konfederatave gjatë këtij viti.
Zyrtarët e futbollit brazilian e kanë cilësuar këtë si një episod të pafat. Megjithatë, tani kanë nisur dyshimet për efiçencën e stadiumeve për Botërorin 2014.