Te gjitha bemat e Balotellit

Një personazh si ai nuk ka nevojë për prezantim.
Nuk mund ta ngatërrosh as prej ndryshimit të shpeshtë të modelit të flokëve.
Përveç cilësive të jashtëzakonshme në fushë, Mario Balotelli njihet për problemet e panumërta që shkakton.
Në moshën 22-vjeçare, bëmat e sulmuesit të ri të Milanit kanë bërë xhiron e botës.
Problemet e krijuara prej tij kanë nisur në mars të 2010-ës, kur sapo ishte afirmuar te Interi. Në emisionin “Striscia la Notizia” ai i tradhëtoi tifozët dhe klubin, duke veshur fanellën e Milanit.
Fansat nuk e pritën mirë dhe e kontestonin vazhdimisht. Në prill të atij viti, në mbrëmjen magjike të fitores 3-1 me Barcelonën, që i hapi rrugën triumfit në Champions, Balotelli nisi të fyente tifozët dhe në fund të ndeshjes hodhi fanellën zikaltër në fushë.
Përpara transferimit te City për 23 milionë euro, ai qarkullonte nëpër rrugët e Milanos me një armë lodër. Pas denoncimit të një zonje, sulmuesi kërkoi falje përballë policëve.
Por, pjesën më të mirë të repertorit e shfaqi në Manchester.
E nisi me një sherr me shokun Jerome Boateng gjatë stërvitjes.
Vazhdoi duke treguar aftësitë e tij si karaterist në Kiev, ku rrezikoi të dëmtonte keqazi Popov dhe u ndëshkua me karton të kuq. Mancini e quajti budalla.
Këtu marrëdhënia kriset dhe vjen polemika e parë me trajnerit gjatë miqësores me Los Angeles Galaxy për një finte të ekzagjeruar. Balotelli largohet nga fusha duke e ofenduar trajnerin, ndërkohë detyrohet të paraqitet në Napoli për të justifikuar vizitën në një prej lagjeve mafioze të qytetit.
Më 16 shtator 2011, duke luajtur me fishekzjarrë në shtëpi me një shok, rrezikoi ti vinte flakën godinës. Pak orë më pas, shënoi në derbin me United dhe tregoi bluzën me shkrimin “Përse më ndodhin vetëm mua?”.
Në fund të atij viti, vjen një tjetër sherr në stërvitje me Micah Richards.
Që çmenduritë të plotësoheshin fillimisht shkel në kokë Parker të Tottenham-it dhe më pas ndërhyn në mënyrë brutale ndaj Song të Arsenalit. Dy episode që i kushtuan 7 javë pezullim.
Në fund sherri me Mancinin, pas një ndërhyrje të ashpër në stërvitje ndaj Sinclair.
Pa harruar sherret me të fejuarën Raffaella Fico, tradhëtitë, kërkesën për analizën e ADN-së të së bijës Pia, apo festat e natës pak përpara ndeshjeve.
Një jetë me veprime të ekzagjeruara, por te Milani shpresojnë që Mario Balotelli të shfaqë vetëm talentin në “San Siro”.