E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranes nis hetimet per pallatin e Linda Bashes

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për pallatin e Linda Bashës, bashkëshortes së kreut të opozitës Edi Rama. Hetimi për verifikimin dhe miratimin e dhënies së lejes së ndërtimit nisi pas kallëzimit penal të Bashkisë së kryeqytetit dhe pas kallëzimit të Partisë Demokratike.

Objekt i hetimit është praktika që është ndjekur me dhënien e lejes së ndërtimit, nëse është bërë ose jo verifikim i planit urbanistik me verifikim, nëse ka mbivendosje të lejes së ndërtimit me objekte të tjera urbanistike, sic është lulishtja që pretendohet.

Do verifikohet edhe nëse firmosja e lejes së ndërtimit është bërë mbi bazën e rekomandimeve dhe vlerësimeve që duhet të jepen nga drejtoritë dhe specialistët përkatës, pra do hetohet se kush e ka bërë propozimin që leja duhej dhënë.
Pallati i Linda Bashës në territorin e njësisë 2 në Tiranë është kthyer në burim replikash mes PD-së dhe PS-së, ku PD në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar kreut të PS të japë shpjegime për pallatin 5 katësh, i ndërtuar sipas PD në kohën kur Rama ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›