Konfindustria: Pa amnisti, rrezikohet largimi i kapitaleve
Organizatat e biznesit po shtojne cdo dite e me shume presionin ndaj qeverise per te aplikuar nje amnisti te thelle fiskale. Administratori i Pergjithshem, i Konfindustrise Shqiptare Gjergj Buxhuku tha dje se "Konfindustria vlereson, se pasojat e zbatimit te ligjit "Antimafia" do te jene mjaft te renda dhe ne afatgjate per ekonomine shqiptare, nese nuk kryhet njekohesisht dhe ne nje kohe sa me te shpejte amnistia fiskale". Konfindustria mendon, se vetem shoqerimi dhe nderthurja e ligjit "Antimafia" me amnisti fiskale te plote mund te sjelli njekohesisht, goditjen e grupeve kriminale dhe te garantoj mbrojtjen e pasurise te biznesit dhe qytetareve shqiptare, si edhe do te mundesoje, te hyra financiare te rendesishme per ekonomine kombetare dhe buxhetin e shtetit te domosdoshme ne gjendjen e veshtire te pasojave te dukshme te krizes financiare globale, qe ka perfshire ekonomine vendore. Zbatimi i ligjit "Antimafia" ne gjendjen e tashme institucionale, ekonomike te Shqiperise, pa kryer amnisti fiskale per kapitalet, asetet dhe te ardhurat e qytetareve shqiptare, rrezikon drejtperdrejt te shkaktoje pasoja te renda ne uljen e te hyrave financiare nga emigrantet, qe ende japin mbi 10% te PPB te Shqiperise, nxitjen per largimin e kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar shqiptar, ngadalesim te nismave investuese, aq shume te nevojshme per zhvillimin ekonomik afatgjate dhe sidomos perballjes me pasojat e krizes globale financiare dhe pasiguri ne pasurine e qytetareve te thjeshte shqiptare, qe ne menyre masive kane punuar e punojne, ne kushte teper te veshtira ne emigracion duke sjelle te ardhurat e tyre ne atdhe.