Shembje ne autostrade bllokohet kalimi me dy korsi
Rreshen/ Rreshqitjet e dheut kane nisur qe vitin e kaluar cka keto dite kane cuar ne mbylljen e afro 1 km te dy korsive ne zonen e Geziqit
MIRDIT - Nje shembje masive ne pjesen e autostrades Rreshen-Kalimash ne afersi te fshatit Geziq ka bere qe te jete i pamundur kalimi normal i rruges ne dy korsi te kesaj autostrade katerkalimshe. Behet fjale per afro 200 metra shembje gjatesi rruge por qe ka sjelle mbylljen e afro 1 km te dy korsive ne zonen e Geziqit e cila njihet dhe si zona me e veshtire e kalimit te kesaj rruge e nje shkalle te larte veshtiresie. U be afro nje vit qe kjo shembje kishte filluar ndaj dhe pati bllokuar nje korsi te rruges ndersa shirat e diteve te fundit kane sjelle shembje te reja per te bllokuar edhe korsine tjeter dhe krejt krahun e ardhjes se makinave nga Kosova e Kukesi ne drejtim te Rreshenit e me poshte per Milot.
Vendi ku ka ndodhur shembja paraqitet tejet i rrezikshem pasi perkon me nje kthese te madhe ne lartesi te madhe nga lumi dhe me pjerresi te thikte per ne lumin Fan i Vogel. Shpati i malit i cili ka pesuar konfigurim krejt tjeter pas nderhyrjes ne 10 brezare te plota nuk po gjen stabilitet edhe pse ka mbi nje vit e gjysme i perfunduar dhe si aks i kalueshem per mijera mjete qe vijne nga zona te Veriut dhe Kosova kryesisht.
Shembjet kane filluar nga lartesia por prej nje viti pos sinjalistikes se vendosur qe paralajmeron rrezik shembjeje askush nuk ka vene dore per ta stabilizuar kete shpat te thikte i cili u qendron kercenueshem mbi krye kalimtareve te ketushem.
Nga biseda me specialiste gjeologe qe nuk duan te identifikohen thuhet se ne shume shpate eshte nderhyre ne menyre te pamenduar duke mos e llogaritur si duhet gjeomorfologjine e shpateve dhe shkembinjve ne keto zona duke krijuar pjerresi te medha kur mund te kalohej me ura apo mure mbajtese. Sipas tyre kjo do te beje qe te kete probleme ne menyre te vijueshme.
Mosstabilitetin e shkembinjve e sjellin dhe plasjet e fuqishme qe jane bere per te hapur trasene e rruges si dhe ujerat nentokesore qe duken gjithandej ndaj theksohet se duhet rinderhyrje e studiuar dhe me parametra te larte sigurie per te mundesuar qendrueshmerine e gjithe ketyre pjerresive qe gjenden gjithandej ketij aksi rrugor.
Nuk mund te kete siguri te kesaj rruge me arna prandaj duket se mirembatja e saj do te kushtoje ne shuma te medha por qe deri me tash nuk shihet te punoje askush ne mirembajtje edhe pse shembjet po rrezikojne segmente te tera rrugore te kesaj autostrade.