E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestro 600 milione leke e 3 troje

04/10/2010Dyshime per trafik kokaine ne Itali ngrihen 12 llogarite bankare ne qytetin e Kavajes

Babe e bir boset e parave qe vinin nga Italia. Adem e Ymer Dakoli rekurs ne Gjykaten e Larte

TIRANE- Plot 600 milione leke dhe tre siperfaqe tokesore qe kapin shiren 2765 m2 jane sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda pasi nga hetimet e kesaj te fundit ka rezultuar se kjo pasuri rrjedh nga te ardhura kriminale. Ymer dhe Adem Dakoli babe e bir jane vene nen akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale dhe mbi bazen e ligjit te ri Antimafia Prokuroria e Kavajes fillimisht ka kryer hetimet paraprake dhe pasi ka konstatuar qe pasuria e familjes Dakoli nuk justifikohej me aktivitetin e ligjshem te tyre dosja i eshte referuar me 1qershor 2010 Prokurorise se Krimeve te Renda. Mbi kete baze eshte regjistruar procedimi penal me nr. 11 ne ngarkim te shtetasve te sipercituar dhe se me 22 shtator te ketij viti Gjykata e Krimeve te Renda me kerkese te Prokurorise vendosi te ngrije per nje periudhe 6-mujore shumen prej 600 milione leke te ndara ne 11 llogari bankare si dhe tre siperfaqe tokesore prej 2 dynym e 700 metro. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Zyra e Permbarimit te Rrethit Kavaje si dhe per administrimin dhe perdorimin e ketyre pasurive ngarkohet administratori Valdrin Pjetri prane Ministrise se Financave. Organi i akuzes pretendon se kjo pasuri rrjedh nga te ardhurat e shitjes se heroines dhe kokaines ne shtetit italian ku dhe eshte arrestuar pak vite me pare Ervin Dakoli.

Rekurs ne Gjykaten e Larte

Me gjithe pretendimeve te Prokurorise dy personat e vene ne akuzes kane apeluar vendimin e ngrirjes se pasurise se tyre por gjykata ka rrezuar kerkesen. Aktualisht Ymer dhe Adem Dakoli kane bere rekurs ne Gjykaten e Larte ku kerkojne prishjen e vendimeve te dy shkalleve te gjyqesorit si dhe lirimin e llogarive bankare. Ata pretendojne se pasurine e kane vene si rezultat i punes ne emigracion si dhe te ardhurave qe kane fituar gjate ushtrimit te aktivitetit tregtar ne nje Bar-Restorant Advin qe ndodhet ne rrugen Kavaje-Rrogozhine. Nga ana tjeter organi i akuzes ka pretenduar se keto para jane transferuar nga Italia dhe se burimi i tyre eshte shitja e heroines dhe kokaines. Nga hetimet jane identifikuar disa llogari bankare ne te cilat ishin kryer transaksione ne shuma te medha.

Ervini pa pasuri

Mesohet se llogarite bankare i perkasin Ymer Dakollit 64 vjec dhe djalit te tij 30-vjecar Ademit nderkohe qe ne emer te Ervinit ska asnje pasuri te regjistruar. Sipas perfaqesuesve te Prokurorise ne Itali eshte arrestuar djali tjeter i Adem Dakolit Ervini i cili rezulton te jete kreu i nje grupi qe kryesisht merret me trafikimin e lendeve narkotike. Nje leterporosi e mberritur nga Italia ka vene ne levizje Prokurorine e Kavajes e cila pasi ka konstatuar llogarite bankare i ka kerkuar gjykates te vendose sekuestron preventive. Sipas te dhenave hetimore pikerisht me 18 maj te vitit 2007 nje grup i trafikut te kokaines prej nente personash mes te cileve pese shqiptare tre italiane dhe nje maroken eshte shkaterruar nga policia italiane. Midis te arrestuarve ishte edhe Ervin Dakolli. Pas operacionit policia ka kryer dhjetera kontrolle ne banesat e te arrestuarve nga Veneto deri ne zonen e Lombardise pikerisht ne Vicenza Padova Verona Rovigo e Mantova. Ne harkun kohor te vetem pese muajve te vitit 2007 banda e kryesuar nga Dakolli kishte arritur te trafikonte rreth 30 kg kokaine. Hetimet per kete grup trafikantesh kishin filluar ne vitin 2006 pas prangosjes se nje shqiptari nga Kavaja te cilit iu gjet me se gjysme kg kokaine. Pasi i eshte verifikuar lista e telefonatave policia ra ne gjurmet e nje grupi shqiptaresh te cilet ishin te gjithe kusherinj me njeri-tjetrin me origjine nga Kavaja dhe Durresi.

Perplasja me policine

Nderkohe qe pak kohe me pare dy vellezerit Ervin dhe Ymer Dakoli jane perplasur me policine e Kavajes dhe se per kete ngjarje ata jane duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranes per akuzen e Kundershtimit te punonjesit te policise. Mesohet se efektivat blu kane shkuar ne hotelin qe administrohet prej tyre ne fshatin Harizaj per te kryer kontroll pasi kishin marre nje kallezim per zhdukjen e shtetases Sindorel Ozuni. Por duket qe te arrestuarit kane kundershtuar bashkepunimin me policine duke i fyer ata. Ndaj dy vellezerve eshte ngritur padia penale e kundershtimit dhe fyerjes se policeve per shkak te detyres ndersa dokumentacioni hetimor aktualisht i ka kaluar Prokurorise se Tiranes.

Llogarite e sekuestruara nga prokuroria

1. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 5.486.100 leke

2. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 1.813.17 leke

3. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 20.660 euro

4. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 578.57 leke

5. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 505.69 euro

6. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 15.000.000 leke

7. Llogaria ne emer te Adem Dakolit 1.83 euro

8. Llogaria ne emer te Adem Dakolit 11.000.000 leke

9. Llogaria ne emer te Adem Dakolit 100.500 euro

10. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 176.465.87 leke

11. Llogaria ne emer te Ymer Dakolit 63.767.64 leke

12. Ymer Dakolit bllokohet trualli prej 625 m2

13. Ymer Dakolit bllokohet trualli prej 1000 m2

14. Ymer Dakolit bllokohet trualli prej 1140 m2

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›