Ujesjellesi heq depozitat mbi tarracat
BAJRAM CURRI- Nga mungesa e ujit ne banesa pothuajse ne cdo pallat banimi ne qytetin e Bajram Currit jane te vendosura depozitat e ujit nga 500-1000 litershe. Disa here banoret e kateve te pesta jane ankuar prane bashkise dhe ujesjellesit madje edhe ne komisariatin e policise por kerkesa e tyre nuk ka gjetur zbatim. Mbi 30 per qind te ketyre pallatave u jane demtuar soletat duke kercenuar seriozisht jeten e banoreve.
Ne stinen e dimrit dhe kur bie shi dhomat e apartamenteve ne katet e larta behen te pabanueshme me lageshtire dhe shume syresh edhe pikojne. Mirepo kohet e fundit ndermarrja e ujesjellesit ka vendosur qe ne bashkepunim me policine bashkiake te largoje te gjitha depozitat qe jane te vendosura ne tarracat e pallateve dhe kudo ku jane montuar. Drejtori i ujesjellesit Bajram Gjongecaj shprehet per Shekullin se kane pasur ankesa dhe kerkesa nga qytetaret ndaj brenda disa ditesh do te fillojne ne cdo lagje heqjen e depozitave te ujit. Pervec pallateve do te largohen edhe depozitat e montuara nga subjektet private kudo qofshin.