E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ PD: Urbanistët, klientë të Edi Ramës. Nuk do e lejojmë planin e tij për grabitjen e pronave (VIDEO)

joriPartia Demokratike ka reaguar sërish për konferencën mbi territorin të organizuar nga qeveria e ardhshme. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka thënë se Rama ka si qëllim që të grabisë pronat e vendit.

Këto ditë u mblodh në Tiranë një grup urbanistësh, klientelë e vjetër e kryesocialistit, arkitektit të betonizimit të Tiranës. Pjesë e një historie të dhimbshme të kryeqytetit, ky grup, i sajuar dhe i padëgjuar në ndonjë vend tjetër, vjen sërish të ekzekutojë me komandë politike mbi pronat publike dhe private të shqiptarëve. Vizioni i vërtetë i kryesocialistit për territorin u shpalos më së miri në Tiranën e betonizuar gjatë kujdestarisë së tij. Mungesa e qëllimshme 11 vjecare e Planit Urban të Tiranës është një leksion bindës se ai e sheh territorin si një hapësirë për ta futur nën kontrollin e tij dhe të miqve të tij. Ndaj dhe këto ditë u përkujdes të mos u shfaqte turistëve kureshtarë as edhe një foto të bëmave të tilla si Komuna e Parisit, tha Tabaku.

Deputeja demokrate tha se Rama po synon të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij.

Për të mbrojtur standartet demokratike dhe të drejtat civile, sociale dhe ekonomike të qytetarëve, Partia Demokratike do të jetë në krah të gjithësecilit, përballë këtij arbitrariteti. Partia Demokratike nuk do lejojë që pjesët më të çmuara të vendit, të bregdetit, të rivierës shqiptare të grabiten dhe me to të shpërblehen gjithfarësoj arkitektësh e biznesmenësh që financuan fushatën e PS. Kërcënimet e kryesocialistit për anullimin e planit urbanistik të Tiranës, fshehin vetëm interesat e grupeve dhe klientëve të tij. Koha për shfaqje mediatike dhe skenike ka mbaruar dhe shumica e qytetarëve të vendit presin shëndetësi falas, heqje të taksës së biznesit të vogël, ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, legalizim falas, 300 mijë vende pune e të tjera premtime me të cilat PS erdhi në pushtet tha gjatë fjalës së saj ajo./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›